Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fundi i hidhur i një shqiptari në burg-anijen britanike

Tragjedia e Leonard Farrukut, nisur nga humbja e të ëmës e më pas të atit

by te Sheshi
06/02/2024
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Fundi i hidhur i një shqiptari në burg-anijen britanike

Gjashtë muaj para se ai të gjendej i vdekur në anijen “Bibby Stockholm”, Leonard Farruku shpresonte të ndërtonte një jetë të re në Britani.

“Kam qenë në Mbretërinë e Bashkuar që prej gushtit të vitit 2022. Shpresoj të marr dokumentet si azilkërkues. Erdha këtu me gomone,” i shkruante i riu shqiptar një miku të tij të fillores në Tiranë.

E ëma e tij vdiq kur ishte 17 vjeç ndërsa i ati disa vite më vonë. “Humbja e papritur njëri pas tjetrit e nënës dhe babait ishte shokuese për mua. Nuk arrija të kuptoja se ku isha dhe çfarë po më ndodhte. Tani po kërkoj azil në Britani. Jetoj në një hotel. Shpresoj që Zoti të na mbrojë,” shkruajti ai.

Farruku, 27 vjeç, mendohet se ka vrarë veten në një tualet në anije, e cila strehonte qindra azilkërkues në brigjet jugore të Britanisë, më 12 dhjetor të vitit të kaluar. Ai ishte në gjendje ankthi para se të gjendej i vdekur.

Famijarët dhe miqtë e tij kanë ende pyetje pa përgjigje në lidhje me atë çfarë e shtyu Farrukun, dikur një muzikant ambicioz dhe i talentuar me një të ardhme në dukje premtuese, të merrte jetën e tij.

“Do të na mungojë shumë Leonardi. Do na mbetet peng në zemër gjithmonë fakti se si i dha fund jetës së tij,” thotë e motra, Jola Dushku, 33 vjeçe, e cila jeton në Lombardi të Italisë.

“Ai ishte një djalë i mrekullueshëm i cili shkoi në Mbretërinë e Bashkuar për të ndërtuar një jetë të re plot shpresë. Përmbushi të gjitha kritetert e Home Office, duke shkuar në ‘Bibby Stockholm’. Ne nuk do të kemi kurrë paqe në mendjet tona deri në momentin që të zbulojmë të vërtetën e rrethanave që e shtynë vëllain në vetëvrasje,” shprehet ajo.

The Guardian ka biseduar me të afërm, miq, fqinj dhe kolegë e mësues në Shqipëri, në përpjekje për të kuptuar më shumë rreth prejardhjes së Farrukut dhe përvojave të tij jetësore.

Ata e përshkruan atë si një djalë të sjellshëm dhe punëtor, që ëndërronte të bëhej muzikant, por që u trondit nga vdekja e papritur e nënës së tij. Ajo pësoi një atak në zemër në gjumë në maj të vitit 2013, kur Farruku ishte nxënës në Liceun Artistik “Jordan Misja”, një shkollë e respektuar arti në Tiranë. Po ashtu po nga i njëjti shkak, i ndërroi jetë edhe i ati pesë vite më vonë.

Ishte pikërisht ai moment kur Leonardi filloi të ëndërronte për të ndërtuar një jetë të re në Britani. Udhëtimin e rrezikshëm përtej kanalit La Manche ai e ndërmori në vitin 2022, vit kur mbi 12 mijë shqiptarë mbërritën me gomone atje dhe kërkuan azil.

Dhimbja e familjarëve të tij u shtua pas raporteve se Leonardi nuk ishte në dijeni se atij i ishte dhënë leja për të punuar ditë para vdekjes së tij, dhe se trupi qëndroi i pazbuluar për 12 orë.

Duke folur nga një kafene në Allias, një lagje e varfër në Tiranë, aty ku Leonardi jetonte prej një dekade, xhaxhai i tij, Agron Farruku, tregoi dhimbjen që i shkaktoi kjo ngjarje.

“Leonardi donte shumë që të punonte legalisht në Angli. Ai kishte ambicje, donte të punonte, të bënte para, të blinte një shtëpi, të krijonte familje, pra të bënte një jetë normale. Nëse do kishte dokumentet e punës, do e fillonte një të tillë,” thotë Agroni.

Sipas tij, Leonardi nuk kishte probleme të shëndetit mendor. “Vdekja e tij na ka ardhur e papritur. Por më e keqja është se nuk e dimë as pse ndodhi. Nuk dimë të vërtetën. Si u harrua për 12 orë i vdekur në një ambient të tillë?!”.

“Ai i kishte thënë të motrës se kushtet në anijen hotel ishin në rregull, por gjithashtu i kishte thënë se trajtoheshin shumë keq. Donte më shumë liri, të dilte pak më shumë, por zyrtarët atje nuk i lejonin. Ai ankohej se i trajtonin si kriminelë”.

I lindur më 29 janar 1996, Farruku u rrit në Vorë, një qytezë në periferi të Tiranës, nga e ëma e tij, Shkëndije, shtëpiake dhe i ati, Petriti, që i binte klarinetës në dasma. Dy motrat e tij më të mëdha, Marsida dhe Jola, tani jetojnë në Itali.

Familja e tij mendohet të jetë përballur me vështirë financiare pasi u transferua në Tiranë në vitin 2009, ku Leonardi ndoqi shkollën fillore “Bajram Curri” për dy vite.

Lindita Fejzo, mësuesja e letërsisë dhe gjuhës e Leonardit, tha se i ati, Petriti, ishte mjaft i interesuar për arsimimin e djalit të tij dhe merrte pjesë gjithmonë në takimet me prindër.

“Leonardi ishte një nxënës i apasionuar pas muzikës dhe sportit. Edhe pse ishte mesatar në lëndët e tjera, ambicia dhe ëndrrat e tij ishin të dukshme,” shprehet ajo.

Prej aty, Leonardi kaloi audicionin në liceun e arteve “Jordan Misja”, shkollë të cilën e ndoqi nga viti 2011 deri në vitin 2015. Mesuesit e cilësonin atë si një nxënës të sjellshëm dhe të shkëlqyer në fizarmonikë.

Shefja e departamentit, Valbona Kotepano, thotë: “Leonardi ishte nxënës i talentuar. Por në vitin e tij të fundit, u shfaq disi i hutuar, pas vdekjes së nënës së tij. Notat e tij u përkeqësuan gradualisht. Nuk studionte më dhe mungonte shpesh”.

Shokët e tij të shkollës, Ervin Telo dhe Ariel Koka, të dy 28 vjeç, kujtuan betejat që Farruku kishte me veten. “Ai nuk ishte më i motivuar, pasi i vdiq e ëma, ishte gjithnjë i trishtuar, sikur e humbi qëllimin e jetës”.

Vitet e fundit ai ishte ritakuar me miqtë e tij, dhe ata ishin në dijeni për problemet financiare të Leonardit si dhe dëshirën e tij për t`u larguar jashtë vendit. Farruku ishte bërë korrier në një kompani farmaceutike. Më vonë ai punoi në një piceri si shpërndarës, ku kishte rrogë minimale.

“E pyeta se çfarë bënte me jetën e tij dhe m`u përgjigj: një m*t,” thotë një mik tjetër.

Urim Aliaj, një nga miqtë më të ngushtë të Farrukut që nga shkolla fillore, tha se Leonardi kishte arritur deri aty sa të shiste fizarmonikën e tij për të përballuar jetesën.

27-vjeçari tregon më tej: “Marrëdhënia e tij me të atin u përkeqësua pasi i vdiq e ëma dhe kishte nevojë dëshpërimisht për punë dhe para. Babai i kishte probleme me alkoolin”.

Pas vdekjes së të atit, gjithnjë e më pak i takonte miqtë e tij. “Dukej tejmase i zhgënjyer nga jeta”.

Pas vdekjes së babait të tij, Farruku kaloi kohë me motrat në Itali dhe u përpoq të gjente një punë atje, por nuk ia doli. Leonardi më pas dukej se ishte gati të transferohej në Britaninë e Madhe, ku kishte kushërinjtë.

Kërkesa e tij po shqyrtohej nga Zyra e Brendshme në momentin e vdekjes së tij.

Të dashurit e Farrukut tani do të duhet të presin hetimin për vdekjen e tij me shpresën se pyetjet e tyre do të marrin përgjigje.

Related Posts

Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë
Sociale & Shoqëri

Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

08/07/2025
Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës
Gjeopolitikë

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Next Post
Pretendimi i fundit shkencor mbi tokën me të shkuar si karamele

Pretendimi i fundit shkencor mbi tokën me të shkuar si karamele

Lumi që lum kush e ka…

Lumi që lum kush e ka…

Rënie e lehtë e popullsisë turke në shtim

Rënie e lehtë e popullsisë turke në shtim

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni