Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fundi i ëndrrës gjermane “Heile Welt”: bota po ndryshon duke iu shpartalluar iluzionet

by te Sheshi
04/03/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Fundi i ëndrrës gjermane “Heile Welt”: bota po ndryshon duke iu shpartalluar iluzionet

Më shumë se 1 milion refugjatë arritën në Gjermani, vitin e kaluar, pjesa më e madhe burra të rinj muslimanë. Ata hynë në një shoqëri që, krahasimisht me vende të tjera perëndimore,  e ka përqafuar multikulturalizmin vetëm së fundmi. Papritur, këta të huaj janë në shkolla, disko, pishina, spitale dhe parqe. Disa nga bashkëveprimet e tyre me vendasit shkojnë mirë. Të tjera jo – si p.sh incidenti në Këln.

Gjermanët që vetëm një vit më parë ishin plot besim për ekonominë  e tyre dhe vendin e tyre tashmë po e humbin besimin që ata “mund të menaxhojnë”, si ka qejf ta artikulojë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Shumë qytetarë druhen se kriza do ta shndërrojë Gjermaninë në një vend që nuk do të njihet më. Ndjesia e humbjes përndjek pjesën më të madhe të debatit.

Por për të kapur thelbin e kësaj tronditjeje, mund të vijë në ndihmë kuptimi i një koncepti që u zhvillua në Gjermani, kryesisht në atë perëndimore e më pas kur vendi u ribashkua. Gjermanët e quajnë atë

“Heile Welt”. Termi do të thotë pak a shumë “botë e shëndetshme” dhe përshkruan një shtet idilik, ku sundon rregulli. Me të nënkuptohet mjedisi i ngrohtë që prindërit krijojnë për të mbrojtur fëmijët nga shëmtia e jetës, apo një oaz privat paqeje mes kaosit public. Ishte një gjendje shpirtërore që gjermanët i mbajti në këmbë pas luftës së dytë botërore.

Për shkak se në konceptin e botës së shëndetshme përfshihet në një farë shkalle edhe “largimi”, termi mund të përdoret në mënyrë sarkastike. Në vitin 1973 Loriot, humoristi më therrës i Gjermanisë Perëndimore,  e zgjodhi termin për të titulluar një antoologji të animyar që tregonte pretendimet borgjeze të vendit të tij.

Në vitin 1998, termi u përdor si titull i një romani nga Walter Kempowski, që i zhvillonte ngjarjet në vitin 1961, kur një mësues transferohet në një fshat idilik, por zbulon se pas cddo heshtjeje apo vështrimi përgjon një demon i së kaluarës naziste.

Në vitet e para të paskluftës, me Holokaustin, bombardimet, përdhunimet masive dhe dobësimin e kombit një histori ende e freskët, gjermanët dyndeshin të shihnin filma të prodhuar në shtëpi. Zakonisht ata xhiroheshin në Alpe ose në vende me pyje dhe lëndina e paraqisnin përralla të thjeshta e të pastra dashurie dhe miqësie mes grash e burrash puritan veshur në rroba lokale. Jashtë kinemave gjermanët i gëzoheshin “mrekullisë ekonomike” ndërsa ndërtonin një vend të shkatërruar për ta bërë një central tregtar.

Të huajt ishin të lejuar në këtë “Heile Welt”, por nuk pranoheshin krejtësisht. Gjermania ftoi punëtorë nga Europa Jugore dhe sidomos nga Turqia. Emigranti i njëmiliontë mbërriti në vitin 1964 dhe mori si dhuratë një motoccikletë. Në kohën e përfundimit të programit në vitin 1973, 4 milionë të huaj jetonin në Gjermaninë Perëndimore. Por ata quheshin “punëtorë të ftuar” më shumë sesa emigrantë, me idenë se në fund do të ktheheshin nga kishin ardhur. Jo për t’u habitur që pjesa më e madhe e tyre qëndruan. Ende gjermanët e zakonshëm e shohin veten si etnikisht homogjenë, një “Heile Welt”, shoqëri e shëndetshme në kuptimin tribal.

Si pjesë e “Heile Welt”, gjermanoperëndimorët për të pastruar të kaluarën, u bënë demokratë të mirë, europianë të mirë dhe pacifist të vendosur. Por ata e bënë këtë shndërrim si një adoleshent që eksperimenton rritjen e autonomisë, me besimin se prindërit e tij jo të kohës, por protektivë do t’i qëndrojnë gjithnjë pranë. Për Gjermaninë Perëndimore, babai ishte Amerika që e mbajti mburojën e  saj mbi vendin gjatë gjithë luftës së ftohtë. Nëna ishte Franca, që pavarësisht vanitetit të saj nervoz, hijshëm e pranoi Gjermaninë sërish në familjen europiane.

Rrokullisja distopiane e “Heile Welt” nuk ishte kurrë larg. Nëse lufta e ftohtë do të ishte nxehur ndonjëherë, Gjermania do të kishte avulluar e para. (“Sa më e shkurtër rrezja, aq më të vdekur gjermanët”, thonin strategjistët e raketave). Gjermania Perëndimore kishte madje, edhe terrorizëm. Por terroristët e saj ishin majtistë vendas të bardhë që vrisnin manjatët industrialistë. Gjermanët e zakonshëm nuk ndjeheshin asnjëherë të kërcënuar.

Në jetën e tyre private, gjermanët krijuan klimën e tyre mikro-idilike. Ata mbanin kopshtet e shtëpive në rregull, të ruajtura nga xhuxhët domosdoshëm. Gjermanolindorët kërkonin strehë nga “Heile Welt” që në mënyrë cinike ofrohej nga komunizmi, në vendin e tyre e gjenin paqen: lexime private librash mes intelektualëve apo larjet lakuriq mes miqsh në liqene të pastra.  Lindja apo perëndimi, rregulli ishte i pari. Vizitorët impresionoheshin, në mos ndjeheshin keq, nga mënyra sesi gjermanët e kujdesshëm ndanin qelqin e bardhë, kafe dhe të gjelbër për riciklim.

Një pas një, këto modele të “Heile Welt” po bëhen shumë të brishta. Rusia është sërish aggressive, gjermanët frikësohen se në rast përballjeje, babai i plakur amerikan mund të mos jetë aty. Duke qenë se kultivuan mungesën e dhunës deri në pikën e pacifizmit, ata tani kuptojnë se mbrojtja e shtetit dhe e vlerave të tyre mund të kërkojë ndonjë ditë që ata të luftojnë, të vrasin e të vdesin sërish.

Terroristët me të cilët përballen tashmë nuk janë majtistët gjermanë, por të huaj të gatshëm të vrasin gra e fëmijë. Globalizimi nuk do të thotë më eksportim makinash BMË, por gjithashtu lejimin e refugjatëve muslimanë, disa prej të cilëve me sjellje ndaj grave që gjermanët dhe hebrenjtë i konsiderojnë ofenduese.

Ka gjermanë që reagojnë duke u mbyllur në “Heile Welten” gjithnjë e më të ngushtë. “Jemi duke u bërë gjithnjë e më shumë si xhuxhët tanë të kopshteve”, thotë Wolfgang Nowak, një nga vëzhguesit më të hollë socialë në Gjermani.

Çdo të hënë, një lëvizje e quajtur Pegida apo “Patriotët  europianë kundër islamizimit të Perëndimit”, marshon në rrugët e Drezdenit. Për shumë në zonën e afërt të Saksonisë, këto mbledhje janë bërë rituale gazmore të ngjashme me barbekjutë amerikane, por për ata që janë jashtë atmosferës, ato duken ksenofobe dhe kërcënuese. Madje edhe gjermanët e moderuar po kthehen kundër globalizimit. Shumë nga ata e shohin marrëveshjen e tregtisë së lirë që po negociohet mes Amerikës dhe BE-së jo si një mundësi, por si një kërcënin tjetër për mënyrën e tyre të jetesës.

Mbi të gjitha, tonaliteti i bisedave gjermane po ndryshon. Gjuha e epokës së “Heile Welt” ishte e sterilizuar, me një korrektesë politike shpeshherë në ekstrem. Tani, në emër të “thuaje si është” po bëhet më e ashpër dhe argesive. Nuk është e qartë se ccfarë lloj bote do ta zëvendësojë botën e shëndetshme që dikur ëndërronin gjermanët. Por e sigurtë është se do të jetë një botë më e ashpër. Përgatiti: Juli Prifti –  /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Flokë gati për një minutë (foto)

Flokë gati për një minutë (foto)

Më në fund vendos opozita kosovare: protesta e radhës më 26 mars

Më në fund vendos opozita kosovare: protesta e radhës më 26 mars

Opozita në Tiranë braktis Kuvendin për kauzën e re: quhet dekusarizim!

Opozita në Tiranë braktis Kuvendin për kauzën e re: quhet dekusarizim!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni