Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A keni dëgjuar ndonjëherë për fshatin Dërstilë në kërthizë të Shqipërisë? Ja çfarë ka të rrallë aty…

by te Sheshi
31/05/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
A keni dëgjuar ndonjëherë për fshatin Dërstilë në kërthizë të Shqipërisë? Ja çfarë ka të rrallë aty…

Nga Bardha Nergjoni

Në Shqipëri ekziston një fshat ku të gjithë banorët kanë mbiemrin Dërstila, përdorin ende dërstilën si artizanat për prodhimin e shajakëve dhe larjen e qimilimave dhe quhet Dërstilë.

DSCF8066

Dërstila  si fshat ka marrë emrin nga mjeshtëria me të njëjtin emër për dërstiljen e shajakut, të paktën aty nga shekulli XVIII. Në vitet ‘30-të ky fshat ka pasur 13 dërstila dhe një dyqan në Pazarin e Bezistanit. Ato  plotësonin jo vetëm nevojat e zonës por edhe të krahinave të tjera nga rrethet e ndryshme fqinjë.

Dërstila ndodhet  në Shpatin e Sipërm, pjesë e komunës Gjinar.  Nëse merr rrugën për në Gjinar duhet të ndalosh më parë dhe të marrësh rrugën për në Dërstilë, rreth 4 km larg rrugës kryesore. Territori i këtij fshati është i thyer  dhe ka shumë burime e përrenj, gjë që e bëjnë zonën shumë të favorshme për vazhdimin e përdorimit të dërstilave, mullinjve dhe sharrave me ujë. Klientët e shajakut dikur vinin këtu nga zona të ndryshme të Shqipërisë si Dibra, Pogradeci, Librazhdi, Polisi, Fieri, Lushnja etj. Mullinjtë për blojën e drithërave  dhe sharrat me ujë përbëjnë një traditë tjetër në shfrytëzimin e energjisë së ujërave në këtë zonë. Në Dërstilë ka pasur edhe 2 mullinj bloje, njëri punonte gjatë dimrit e tjetri gjatë verës.

filip berdufi

Sipas  informacioneve të një prej dashamirësve dhe studiuesve të historisë së kësaj zone, Filip Bërdufi, Dërstila dokumentohet të paktën nga shekulli 18-të, ku ka qenë e zhvilluar aq shumë në këtë fshat sa edhe vetë banorët morën mbiemrin e zejes. Në këtë territor ekzistojnë edhe rrënojat e një kishe të vjetër,

Kisha e Shtjefënit që është kthyer edhe në vend ku ndizen qirinj nga besimtarët. Ndryshe nga fshatrat e tjerë ku banorët zakonisht janë larguar nga fshati, në këtë zonë migrimi nuk ka qenë aq i ndjeshëm.  Banorët kryesisht merren me bujqësi, dhe pak me zejen e vjetër që i simbolizon.

Dërstila  mbiemër

Dërstila ka 97 familje dhe rreth 352 banorë. Fillimisht ky fshat ka qenë quajtur lagje e Gjinarit, por me rritjen e numrit të banorëve u bë fshat më vete duke marrë emrin Dërstilë  nga  industria pupullore për përpunimin e shajakut.  Nga të dhënat e komunës mësohet se vetëm dy familje nuk kanë mbiemrin Dërstila.

Sipas studiuesit të historisë së fshatit, Filip Bërdufi banorët duke qenë se kanë lidhje me mbiemrin Uruçi dhe i mendohet se kanë pasur këtë mbiemër përpara se të merrnin atë, Dërstila. Banorët e këtij fshati që ndodhet pak kilometra larg Gjinarit janë marrë me prodhimin dhe funksionimin e dërstilave duke e trashëguar teknikën dhe mekanizmin, që i jep dorën e fundit punëve të shajakut.

13 dërstila ishin të mjaftueshme që me to të merrej i gjithë fshati. Por vit pas viti interesi për dërstilat ra me teknologjinë e re të prodhimit industrial dhe materialeve të tjera për veshje. Kështu, numri nga 13 shkoi në tre dhe banorët që ishin mbajtur me përpunimin e shajakut iu drejtuan shkollës duke marrë profesione të ndryshme dhe sot ky fshat ka një mjek stomatolog, ka shumë mësues, agronomë, ekonomistë.

DSCF8068

Dërstila si mjeshtëri

Dërstila është një mekanizëm prej druri i prodhuar tërësisht nga dora e njeriut që grumbullon ujin e përroit, e dërgon me forcë në një govatë prej druri e pajisur me çekiçë që përdoren për përgatitjen e velencave prej shajaku. Pasi thureshin me lesh deleje ose dhije, velencat futeshin në dërstilje për të krijuar pushin nëpërmjet rrahjes së çekiçave dhe ujit. Në shërbim të Dërstilës ishte edhe një dyqan në Pazarin e Bezistanit për shitje dhe marrje porosish për dërstilat. Studiuesi Bërdufi tregon se kur merrnin porositë, qytetarët kishin edhe një “pullë sigurie” për të marrë atë që ju takonte e të mos ngatërroheshin.

Kështu ato pajiseshin me forma prej druri të cilat nëse kombinonin me atë të mallit atëherë ishte malli i tyre.  Dërstila ka vazhduar si mjeshtëri për shumë shekuj. Aq e rëndësishme u bë ajo sa banorët morën mbiemrin. Në fillim shekulli mendohet të ketë pasur 13 dërstila.

Edhe pse nuk është më gjithçka për këta banorë, Dërstila vazhdon të jetë traditë për dy familje të cilat ende prodhojnë shajak dhe ende lajnë velenca e punime të tjera të leshta.

DSCF8071

Fadil e Refat Dërstila, janë dy vëllezër që kanë në funksion ende një dërstilë. Ata tashmë merren kryesisht me larjen e velencave apo të qilimave prej leshi por nuk kthejnë edhe nëse shkojnë ende banorë që bëjnë shtroje prej shajaku. Dy vëllezërit thotë se e kanë trashëguar këtë objekt dhe e konsiderojnë pasuri të familjes. Brez pas brezi  ata janë marrë me dërstilën dhe  thonë se do ta trashëgojnë sërish, edhe pse nuk kanë ndonjë fitim të madh. Herë pas here shikohet ndonjë udhëtar që është nisur nga krahina të tjera të largëta për në Dërstilë me velencën në sup.  Kjo lloj mjeshtërie që kërkon zotësi dhe përgatitje ndoshta ka ende dëshmitë e saj vetëm në Dërstilë për shkak se prodhimet prej shajaku thuajse janë zhdukur.

E ardhmja

Dërstila hyn në ato trashëgimi që ia vlen t’i shohësh si funksionon. Kjo zeje të kthen të paktën 100 vjet mbrapa dhe akoma më të bukura janë punimet e shajakut që pasi kalojnë këtë process marrin përpunimin final të një pune dore të rrallë. Kryetari i njësisë administrative Gjinar, Shpëtim Cullhaj thotë se kjo komunë ka si objektiv shtimin e dërstilave dhe mirëmbajtjen e dy  ekzistueseve. Mundësisht, thotë ai, do të ndihmojmë që të funksionojë edhe një mulli bloje me ujë, një teknikë e përdorur gjerësisht në këtë zonë dikur edhe përsa i përket sharrave. Po kështu në guidën turistike të zonës së Shpatit Dërstila do të ketë pozicionin e saj të nderit si një mundësi për të parë nga afër një zeje thuajse të zhdukur. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Franca ia del në fund në miqësoren ndaj Kamerunit

Franca ia del në fund në miqësoren ndaj Kamerunit

Të jetë ky planeti “sozi” e Tokës?

Të jetë ky planeti “sozi” e Tokës?

Vijojnë protestat në Francë, grevat sjellin probleme në transport

Vijojnë protestat në Francë, grevat sjellin probleme në transport

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni