Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, pasi ambasadorët e anëtarëve të Aleancës në Bruksel, në prani të ministrit të jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov, nënshkruan një protokollin mbi pranimin e këtij vendi të Ballkanit Perëndimor në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior.
Ky zhvillim erdhi pas paktit historik mes Athinës dhe Shkupit që çoi në emrin e ri të Maqedonisë, e cila do të njihet këtej e tutje si Republika e Maqedonisë Veriore.
Ishte Marrëveshja e Prespës ajo e nënshkruar në qershor mes kryeministrave Zaev e Tsipras, e cila u finalizua këtë të mërkurë me firmosjen e pranimit të Maqedonisë….Veriore (kështu duhet shkruar e thënë këtej e tutje), në NATO.
Detaj sinjifikativ ishte fakti që firmën e parë në protokoll e vuri Shqipëria.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg quajtur nënshkrimim si “historik”, në çastin kur kreu të diplomacisë së Shkupit, Nikolla Dimitrov iu dha stilolapsi për nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit.
Më parë Stoltenberg shkroi në Twitter se Maqedonia do të “shkruajë historinë”.
“Aleatët e NATO-s do të nënshkruajnë një protokoll për të ardhmen e Republikës Veriore të Maqedonisë, së bashku me ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov”, tha Stoltenberg dhe publikoi një fotografi e flamujve të Maqedonisë dhe NATO-s.
Pritet që Greqia të jetë vendi i parë do të ratifikojë protokollin e anëtarësimit këtë të premte, sipas portalit të Brukselit EurActiv.
Procesi i ratifikimit të protokolleve të pranimit në shtetet anëtare duhet të zgjasë rreth një vit.
Që tani Maqedonia do të marrë pjesë në të gjitha takimet e Aleancës si vëzhgues.
Kështu, mëse gjithçka shkon sipas planit, ministrja e Mbrojtjes i Maqedonisë, Radmilla Shekerinska do të marrë pjesë në takimin ministror të Aleancës më 13 shkurt, por pa të drejtë vote, derisa Maqedonia të bëhet anëtare e plotë. /tesheshi.com/