“Sulmi i papranueshëm në Ambasadën tonë në Mal të zi nga demonstruesit! U kam kërkuar autoriteteve malazeze të garantojnë sigurinë e stafit tonë”,
Kështu shkruan ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në Twitter, duke dhënë njëherësh lajmin e një incidenti në kuadër të protestave antiqeveritare që kanë shpërthyer prej ditësh në Podgoricë.
Nuk dihet se me ç`shkas është sulmuar pra përfaqsia diplomatike shqiptare në kryeqytetin malazez, por kjo është hera e dytë që ndodh diçka e tillë.
Një vit më parë, ajo u sulmua në kuadër të nervozizmit serb pas incidentit të dronit në Beograd. I vetmi shpjegim mund të jetë ai që protestat opozitare në Mal të Zi, janë me frymëzim proserb. /tesheshi.com/