I njohur si një frut me ndikime pozitive në trupin tonë, avokado ngadalëson procesin e plakjes, ul kolesterolin dhe mban zemrën në mënyrë të shëndetshme.
Ky frut “magjik” gjithashtu parandalon alzaimerin, ndihmon shërimin e depresioneve, ka fuqi anti-grip dhe është i shkëlqyer për flokët e thatë. Avokadot janë plot me magnez dhe kalium, ku të dy shërbejnë për të balancuar tensionin e gjakut.
Yndyrnat e mira të avokados ndihmojnë organizmin të përthithë më mirë karotenoidet dhe të tresë yndyrnat e këqija.
Një avokado mund të jetë një hidratues i shkëlqyer, pasi kuron djegiet duke parandaluar irritimin e lëkurës, si dhe ngadalëson dhe eliminon rrudhat. /tesheshi.com/