Presidenti Meta shkoi shumë larg në më të fundit qëndrim lidhur me çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar, kur përdori cilësorin “kriminal” për Bashkinë e Tiranës.
“Aktet e fundit të bëra publike flasin për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale. Na mjaftojë kazmat e komunizmit ndaj kisha e objekteve të kulturës. Në këtë situatë ende pandemie në vend të merremi me menaxhimin më të mirë të saj, do i vinim kazmën edhe përpjekjeve tona për integrimin e vendit si dhe do të ishte një provokim mjaft serioz për paqen sociale”, tha Meta.
Me dy denoncime në Kushtetuese, kreu i shtetit pretendon se për të duhet ndjekur rruga kushtetuese. “Më duket një marrëzi e jashtëzakonshme çdo përpjekje për të prishur teatrin pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështje që ka marrë dhe një dimension të qartë ndërkombëtar dhe europian”, tha Meta.
Siç po qartësohet tashmë, ai ka hapur një front të ri në kuazën e vjetër të teatrit, atë me kryebashkiakun Veliaj. /tesheshi.com/