Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fronti anti-Rama: kush janë grupimet që kërkojnë kokën e tij

by te Sheshi
06/04/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Fronti anti-Rama: kush janë grupimet që kërkojnë kokën e tij

Pas 5 vitesh në pushtet, Edi Rama po përballet me një sulm frontal, ardhur në vitin e parë të një mandati të dytë të cilin e fitoi me kartën e “tepsisë për skrap”, një kredo politike që ia legjitimoi të drejtën për t’ju besuar dhe një katërvjetësh.

Sulmi është atipik. Ai është pothuajse totalitarist dhe me tipare patologjike. I gatuar në rrjete sociale, ai nuk ka gjasë të përshkohet nga filli arsyes, që më e pakta hem kritikon e hem vlerëson. Jo! Vizioni, reformat, ca punë të tij janë hequr tërësisht nga lista dhe as më shumë e as më pak kërkohet asgjesimi i tij total.

Po cilat janë ato grupime a zëra që e kanë rrethuar kaq keqaz?

E para është opozita, ajo klasike. Klasike si pozicion e jo si metodë. Dihet tashmë profili i PD-së kur është në opozitë. E struktuar mentalisht që të prodhojë vetëm akuza e kurrë ndonjë ofertë, të jetë vetëm denoncuese e kurrë ndërtuese, rënia në opozitë, pavarësisht si e qysh, atë e çakërdis.

Më pas vijnë ca opozita të tjera, mishëruar në personazhe që “shkojnë lehtësisht me mullixhinë” e që kur nuk iu është lexuar ndonjë ideal atdhetar në politikëbërje. Të tillë janë Monika Kryemadhi dhe e gjithë shpura e LSI deri krah Ramës në qeveri, por të çakërdisur po ashtu nga shah-mati mjeshtëror që i la pa tepsi, apo Koço Kokëdhima, deri diku me të njëjtat tipare dhe më të njëtat arsye për t’ju kundërvënë Ramës.

Më pas vjen pjesa e opinionbërësve, atyre që e gatuajnë “me laps” gjithë turfullimin e masës. Edhe te këta rrallë do gjesh ndonjë racional, prej atyre që u ndrit shkrimi nga kritika e jo mllefi. Duke qenë më shumë patetikë se sa shkoqitës çështjesh, një pjesë e tyre i përkasin të hatërmbeturve nga Rama si ish-mik e shok që nuk jua plotësoi pritshmëritë në kushtet e ardhjes në pushtet me ndonjë post në hierarkinë shtetërore. Plus kësaj, edhe pak xhelozi shoqërore me theks shqiptar: u bo ky! Rasti Blushi është më kuptimploti i gjithë kësaj.

Tek ky grupim përfshihet dhe kategoria e artistëve. Nëse ka një terren kur Rama urrehet më së tepërmi, është pikërisht ai nga vjen. Dhe kjo nuk ka të bëjë as me PPP-në e as më kullat. Arsyet gjenden aty ku logjika racionale nuk mund të hyjë. Në oborrin e Teatrit Kombëtar, atje ku më së shumti është luftuar Rama, gjysma e kolegëve nuk e durojnë dot gjysmën tjetër…për arsye nga më pak artistiket.

Grupimi tjetër dhe jo më pas i rëndësishëm, janë personazhet e rrjeteve sociale të cilët kanë arritur të diktojnë nerv në masa.

Disa prej tyre me njohje publike e disa jo, ata falë teknologjisë së komunikimit janë bërë pushkë të mbushura kundër Ramës. Më pak veçime, pjesa më e madhe kanë varfëri të theksuar intelektuale, e në kushte të tjera nuk do i qaste  kush. Më pas ka prej atyre që ashtu si ca të tjerë, të mbetur pa gjë nga Rama, kanë vendosur t’ja tregojnë vendin në facebook.

Dhe në fund, si grupim ndër më kryesorët anti-Rama janë dhe ata që e kanë kulturë të menduari që të urrejnë çdo qeveri e çdo kryeveritar. Dhe, të ndihur nga facebook, ata sot janë në ditën e tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Shqipëria heq dorë përkohësisht nga ndërtimi i ambasadës në Prishtinë, ja arsyeja

Shqipëria heq dorë përkohësisht nga ndërtimi i ambasadës në Prishtinë, ja arsyeja

Krijohet një efekt i veçantë në oqean, pamje mahnitëse publikohen nga NASA (VIDEO)

Krijohet një efekt i veçantë në oqean, pamje mahnitëse publikohen nga NASA (VIDEO)

Ambasadori britanik në Tiranë: krimi shqiptar po mbush burgjet angleze

Ambasadori britanik në Tiranë: krimi shqiptar po mbush burgjet angleze

TË FUNDIT

  • Të fundit
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni