Kryeministri Isa Mustafa është ulur në një takim me përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Veteranëve, ku të pranishëm janë dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Ditë më pare, ky këshill, organizoi një protestë ku u tha se qeveria ka një muaj kohë që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre, siç ishin formimi i një këshilli që do të bënte përcaktimin e shkallës së invaliditetit, shqyrtimi i ankesave të tyre dhe publikimi sa më shpejtë dhe heqja nga lista e veteranëve e të gjithë atyre që nuk kanë qenë pjesë e luftës së UÇK-së. /tesheshi.com/