Mynyr Koni, rektori disaditësh i Universitetit të Tiranës, si dhe paraardhësit i tij, Dhori Kule, kanë dhënë pothuajsë përgjigje të njëjtë lidhur me kërcënimin që iu bë ditën e zgjedhjeve universitare.
Të dy profesorët janë shprehur pak a shumë se nuk u mbajnë mend personat që i kanë kërcënuar, edhe pse kërcënimin e kanë pohuar si fakt.
Kështu pra, pas tërheqjes së përfolur të disa biznesmenëve, janë tashmë dhe dy profesorë, të cilët duhet të ishin prijëtarët e kurajos civile në këtë rast, që nuk kanë pranuar të përmendin emrin e Shullazit.
Koni dhe Kule u thirrën këtë të enjte tek Krimet e Rënda, pikërisht për të dëshmuar lidhur me kërcënimet e asaj dite, të denoncuara nga dhe ish-kreministri Berisha. /tesheshi.com/