Gjermania ka ndërmarrë masa për frenimin e fluksit të emigrantëve që mbërrijnë në këtë vend e mes këtyre masave të njoftuara sot është edhe miratimi i Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë si vende të sigurta origjine.
Sipas AFP-së, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 shteteve kanë rënë dakord për masat që do të ndërmarrin përe frenimin e fluksitr të emigrantëve, e këtu përfshihet shpallja e tre vendeve ballkanike të sigurta si dhe reduktimi i pagesës që marrin emigrantët në momentin e parë që mbërrijnë në këtë vend.
Merkel tha se Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, do të shpallen vende të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për uljen e fluksit të njerëzve nga këto vende. Rrjedhimisht, azilkërkuesit nga këto vende mund të dëbohen dhe të kthehen në shtetet e tyre.
Në takim është vendosur që qeveria federale të mbajë barrën më të madhe financiare të krizës së refugjatëve në Gjermani, duke ua lehtësuar atë shteteve në përbërje. /tesheshi.com/