Te deklarata reaguese e Ambasadës Amerikane fill pas zgjedhjes së Kryeprokurores së re të përkohshme mes një situate të tensionuar, ka patur një frazë jo dhe aq diplomatike, në kuptimin e të thënit paksa troç.
“…politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet”, thuhej në deklaratë, që mban padyshim dorën e Lu-së. Nënteksti është i qartë për të gjithë ata që mundet të lexojnë mes rreshtash: ne e dimë fort mirë pse ndodh e gjitha kjo, pse është e trazuar politika. Është frika prej ndëshkimit nga moskontrolli më i drejtësisë!
Ambasadori Lu e ka paralajmëruar më herët se reforma do hasë në rezistencë. E sipas tij, prej asaj çfarë shkruan sot, reagimi opozitar, ku veçon ai i LSI-së, partisë që i dërguari i Uashingtonit nuk e ka fort për zemër, nuk gjë tjetër veçse një tregues i rezistencës ndaj reformës në drejtësi. /tesheshi.com/