Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fraza intelekt-fyes e znj.Kryemadhi në protestën e së shtunës: akuzat ndaj Ramës që rikoshet përfundojnë në Presidencë!

by te Sheshi
28/01/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Fraza intelekt-fyes e znj.Kryemadhi në protestën e së shtunës: akuzat ndaj Ramës që rikoshet përfundojnë në Presidencë!

Nga Ermir Hoxha

Prej muajsh, kakofonisë së politikës shqiptare i është shtuar si zë edhe Monika Kryemadhi. Për çdo ditë që lind e perëndon dielli mbi tokë, prej sa u bë kryetare partie, pra e LSI-së, ajo nuk rresht së akuzuari aleatin e deridjeshëm, Edi Rama. Dhe fjalori që ka zgjedhur është ai që nuk përçon kurrfarë ndjeshmërie ndaj veshëve e mendjeve ku fjalët mbërrijnë. Ato lëshohen qesim, ashtu klishe, të varfëra, të stërthëna, nën një amballazh të kalbur 25-vjeçar dhe me një mungesë lebetitëse freskie dhe intelekti politik, duke e bërë më të përzishëm zhurrmërimin e përditshëm para mikrofonëve mediatikë. Veç kësaj, e gjitha shoqërohet me një tendencë gati-gati të paturpshme, për t’u qasur publikut me amnezi, pra për t’i detyrojnë që të harrojnë se ç’përfaqson ajo, bashkëshorti i saj president, si dhe forca politike që ata kanë në pronësi.

Këtë, ditë më parë tentoi t’ja kujtojë Astrit Patozi, kur ju drejtua:

“E nderuar Monika dhe kushdo politikan tjetër kalibri, që mendon dhe flet njësoj si ty në këto ditë dimri…

 Je plotësisht në të drejtën tënde të protestosh, revoltohesh dhe rebelohesh ndaj çdo qeverie, e sidomos ndaj kësaj të Edi Ramës.

Është padyshim në zgjedhjen tënde të gjesh formën më të përshtatshme për ta qëlluar dhe, pse jo, rrëzuar, sepse ne nuk e meritojmë aspak atë.

Qoftë edhe duke i bërë thirrje popullit të të ndjekë për t’u rikthyer sa më shpejt aty ku ishe për 8 vjet rresht, në pushtet pra.

Thuaju çfarë të duash njerëzve për 21 janarin, për 1 prillin, për 18 majin, por edhe për 27 janarin, që nuk ka ardhur akoma…

Vetëm, të lutem shumë, një gjë mos e bëj! Mos fol kundër klasës politike, sikur është një problem që vetëm me LSI-në nuk ka lidhje, sepse kam frikë se do të tërbosh dynjanë.

Sepse sa herë e përmend, druaj shumë se njerëzit do mendojnë më keq se sa e ka hak, pikërisht, për atë që ti ke parasysh kur thua “klasën politike”. Duke më përfshirë edhe mua po deshe aty, me gjithë rolin tim modest në vendimmarrjet e rëndësishme të kësaj Republike, që po kalbet me shpejtësi.

Imagjino pastaj çfarë bëhet me udhëheqësit e tjerë të mëdhenj, që kanë pasur dhe kanë një rol vendimtar në “sukseset” dhe “fitoret” historike të këtij çerekshekulli.

Tek të cilët, pa asnjë dyshim dhe me plot meritë përfshihesh edhe ti, si kryetarja e njërës prej partive kryesore në Shqipëri.

Sepse i bie pastaj që klasën politike duhet ta kërkojmë tek të varfërit, të papunët, tek ata që po lënë Shqipërinë nga dëshpërimi dhe të tjerë hallexhinj me shumicë, që kemi prodhuar bashkarisht në këto vite.

Të cilëve, në fakt, u kemi bërë gjëmën, por të paktën këtë të fundit mund t’ua kursenim”, shkruante Patozi.   

A pati ndonjë reagim nga znj. Kryemadhi për ta mbrojtur nderin e saj ndaj kësaj telendisjeje ardhur nga një koleg brenda politikës? Sigurisht që jo. Reagoi me një heshtje…kuptimplote.

Do ishte deri diku e gëlltitshme që narrativa e znj. Kryemadhi të shoqërohej në një përqindje të saj nga ndjesa. Do mundej deri diku ta legjitimonte opozitarizmin dhe skifterizmin e saj akuzues, ku Rama më shumë se tabelë qitjeje shërben si objekt ku ato, akuzat, bëjnë rikoshet dhe përfundojnë andej nga Presidenca. Por nuk e bën as këtë. Dhe dihet pse. Masa, asaj që i drejtohet, është parë e shihet si e përbërë nga votues e jo nga njerëz, prej atyre që sigurisht mendojnë e ndjejnë. Ndryshe nuk do kishte dalë dje nga goja e znj.Kryemadhi edhe kjo frazë intelekt-fyese:

“Ky njeri duhet të largohet një orë e më parë…”

“Ky njeri duhet të kuptojë diçka, ky njeri që iu thotë shqiptarëve se na dashka drejtësinë e kulluar, ka harruar se ka 20 vjet në pushtet, sa kanë të gjithë kryeministrat në 27 vjet dhe ka gënjyer e ka mashtruar dhe sot bën njeriun e moralshëm”.

Po, është tërësisht e vërtetë që Rama ka 20 vjet, por më tepër se në pushtet ai ka qenë në politikë kaq.

Për dy vite ai ishte ministër Kulture, ’98 – ‘99 dhe më pas, në vitin 2000 u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Për 2 vite, 2011 – 2013, ai mbeti pa pushtet. Pra këtë të fundit e ka ushtruar vetëm 18 vite.

Ndërkohë, kalimin nga bashkia në qeveri ai e ka bërë me kartën e të parit si kolateral qeverisës. Rama ia ka servirur elektoratit vitet e drejtimit të Tiranës si model suksesi. Mundet mos kenë qenë të tilla, siç një pjesë mendojnë kështu, por ai e ka mbrojtur fort modelin tij dhe ka guxuar t’ia ofrojë publikut në këmbim të pwrkrahjes.

Ndërsa LSI-ja e znj. Kryemadhi, pas 8 viteve në tepsinë e pushtetit, duke zotëruar gati 40 përqind të llomkave, sot nuk është në gjendje t’ju ofrojë shqiptarëve qoftë dhe një model suksesi në menaxhim institucional. Asnjë. E mbytur në retorikë, ajo nuk mundet të jetë konkrete në diçka të prekshme që buron prej saj, me interes publik.

Dhe duke qëndruar sërish te 20-vjetëshi në politik i Ramës, ai gjithsesi ka më pak se bashkëshorti i znj. Kryemadhi, presidenti aktual Ilir Meta. Me të njëjin standart, i bie që në familjen Kryemadhi çdo natë te ketë sherr e shamatë bashkëshortore, pasi në emër të moralit politik të shprehur në shifra, gruaja i kërkon burrit të skiteriset nga politika.

Pastaj ka dhe diçka tjetër. Nëse me këtë kriter largohen nga politika figurat kryesore, ç’ndodh me ta paskëtaj?

Sali Berisha: i rikthehet jetës akademike si mjek. Kontribuon me kapacitetin e tij gjigandesk në fushën e kardiokirurgjisë, atje ku ka gjysëm e jetës së tij.

Edi Rama: i rikthehet po ashtu jetës akademike e artistike në leminë e artit figurative; apo merret me shkrime publicistike, fusha tjetër ku ka bërë një histori personale.

Lulzim Basha: i rikthehet karrierës si jurist, pse jo në Hagë apo Strasburg

Ilir Meta:..error

Monika Kryemadhi…error

Askush prej këtij çifti politik jetëgjatë, me nga 5 vite më shumë se Rama, nuk ofron asgjë tej politikës, profesion apo karrierë. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Po shkonte drejt ishujve Kardak në Egje, Turqia i pret rrugën kreut të Mbrojtjes greke: “Prapakthehu!”

Po shkonte drejt ishujve Kardak në Egje, Turqia i pret rrugën kreut të Mbrojtjes greke: “Prapakthehu!”

Basha për protestën e së shtunës: E paprecedent!

Basha për protestën e së shtunës: E paprecedent!

Mbreti i plazhit: Marcio 22 vjeç jeton në një kështjellë rëre të cilën ai vetë e ndërtoi(video)

Mbreti i plazhit: Marcio 22 vjeç jeton në një kështjellë rëre të cilën ai vetë e ndërtoi(video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni