Monika Kryemadhi, e divorcuar prej muajsh nga Ilir Meta, e paqartë nëse është ndarje reale apo një truk bashkëshortor, doli para medias një ditë pas arrestimit të ish të shoqit, duke e mbrojtur atë nga akuzat që i bëhen nga SPAK.
Dhe mes deklarimeve të shumta të saj, shumica prej tyre emocionale e pa fill logjik, deri në nivel broçkullash, veçohet një sosh.
“Dëshirën për të luftuar korrupsionin e pagova me faturën shumë të madhe të shkatërrimit të familjes sime”, tha ajo me solemnitet.
Kutojmë se në perceptimin e përgjithshëm publik, sot e gjithnjë, çifti Meta-Kryemadhi janë konsideruar si një dyshe e pangishme korrupsioni. As njëri e as tjetri nuk kanë patur kurrë angazhime jopolitike, nuk janë marrë kurrë me biznes, u mungon një profil i caktuar profesional, por kanë qenë pothuajse gjithnjë në politikën aktive dhe, siç akuzohen, aksionerë të rregullt në paranë publike, si përfitues e jo si investitorë. /tesheshi.com/