Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Frashër Krasniqi nga burgu jep dorëheqje nga funksionet në Vetëvendosje, kritika Albinit: më quajti idiot

by te Sheshi
11/01/2018
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Frashër Krasniqi nga burgu jep dorëheqje nga funksionet në Vetëvendosje, kritika Albinit: më quajti idiot

Deputeti Frashër Krasniqi, i cili aktualisht ndodhet në Burgun e Dubravës, ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e delegatit të Këshillit të Përgjithshëm dhe çdo pozitë tjetër në Vetëvendosje.

Në një letër të dërguar nga burgu, Krasniqi flet për raportet me Albin Kurtin, madje kujton një rast kur ky i fundit e kishte quajtur idiot.

Për më tepër lexoni letrën e dorëheqjes së Krasniqit të cilën e ka publikuar Vlorian Molliqaj.

Letër nga burgu, mbi zhvillimet në Lëvizje

Para 13 vitesh, kur isha 17 vjeçar, në verën e 2005-tës, u futa për herë të parë në zyrën e VETËVENDOSJE!-s për të filluar kështu dekadën më të rëndësishme të jetës sime. Është e pabesueshme përmbushja shpirtërore që njeriu e arrinë kur angazhohet për një koncept të drejtë e për të mirën e shoqërisë. Është e mahnitshme kurajo që e fiton kur je i rrethuar me njerëz që ndajnë idealet e njëjta me ty. Për ata që nuk besojnë në angazhimin politik e në ideale mund të duket e pabesueshme, por sot e 13 vite nuk jam pishman për asnjë moment të jetës që ia fala Lëvizjes.

E këtë ndjenjë krenarie e përmbushje e kuptojnë më së miri aktivistët e VETËVENDOSJE!-s. Të gjithë ata që dhanë gjithçka nga vetja, pa kërkuar asgjë për vete, vetëm për ta rritur Lëvizjen, dhe që sot e asaj dite nuk pendohen për asnjë sakrificë që e bënë. Nuk ndjejnë keqardhje as për qindra arrestimet e burgosjet e këtij 13-vjeçari. As për rrahjet brutale që i pësuam nga policia e pushtetit e as për fyerjet e shpifjet që na u drejtuan nga propaganduesit e partive kundërshtare. Nuk pendohemi për asnjërën prej plagëve që i morëm në trupat tanë, shenjat e të cilave mbeten aty si kujtime nga ato qindra protesta e demonstrata të kësaj dekade. As për vuajtjet plot ankth të nënave tona që për 13 vite asnjëherë nuk fjetën të qeta nga frika për bijtë e bijat e tyre që po përballeshin pa u kursyer, me një pushtet kriminal që nuk njeh njerzillëk.

Kurrë nuk do t’i harroj ditët kur në zyrën e vogël në qytezën Pejton ishim veç një grusht njerëz që përballeshin me gjithë arsenalin e pushtetit të asaj kohe. Kur maqina propaganduese e këtij pushteti, të sfiduar seriozisht për herë të parë pas lufte, na quante tradhtarë, spiunë, e çka jo tjetër. Por nuk pendohemi, sepse të gjitha po i bënim për Lëvizjen dhe për Kosovën. Nuk pendohemi as për momentet e mosvlerëismit apo nënvlerësimit, sepse nuk ishte vlerësimi personal ajo për të cilën luftonim. As për momentet e këqija si ajo kur sa isha drejtues i Sekretariatit për Media, Albin Kurti më dërgoi e-mail ku më quajti “idiot” vetëm ngase në faqen e Lëvizjes ia publikova, për të mirën e tij, një foto me familjen e vet – të cilën megjithatë, më vonë ai vetë e përdori për fushatë elektorale. Ia fala dhe nuk pendohem, edhe indifirencën ndaj padrejtësisë që na u bë nga pushteti që na akuzoi e dënoi për terrorizëm.

Edhe refuzimin e tij për t’më vizituar gjatë tre muajve të parë të arrestit (deri pas vdekjes së Astritit) e edhe mosparaqitjen e tij në asnjë konferencë apo intervistë për të na mbrojtur nga padrejtësia që po na bëhej. Të gjitha ia fala dhe për asnjë nuk jam pishman. Çdo sakrificë e vetëmohim, çdo fyerje e përbuzje, ishte e kapërdishme sepse përpara nesh kishim idealet dhe konceptet, bashkë me besimin që askush nuk do të dojë dhe as nuk do të mundet të përfitojë personalisht nga sakrificat e të gjithëve.

Sepse përreth kishim shokët e shoqet, afërsia e solidariteti me të cilët ishte mbrujtur e kalitur nëpër protesta e demonstrata, nëpër qeli të burgjeve e stacione policore. Sot e asaj dite, do të përbija, pa menduar dy herë, çdo fyrje dhe ofendim prej cilitdo aktivist po të besoja se kjo po bëhej në interes të Lëvizjes dhe koncepteve të saj të drejta. Ashtu siç i përbiva fyerjet e Albinit sepse besova që ky lloj vetëmohimi po më kërkohej për të mirën e Lëvizjes. E as sot, në qelinë e zymtë të ditëve të mërzitshme të burgut, nuk më është shterruar gatishmëria për të sakrifikuar, mjafton që të jetë në dobi të vetëvendosjes. Më besoni: nuk do t’i vija në diskutim as t’i hudhja poshtë 13 vite angazhim, thjeshtë për ndonjë inat apo ambicje personale të kujtdo. Dashuria e pakushtëzuar për VETËVENDOSJE!-n dhe konceptet e saj nuk do t’më lejonin asnjëherë ta vija veten apo cilindo individ para interesit të Lëvizjes.

Prandaj vendosa ta shkruaj këtë letër. Sepse pikërisht interesi i Lëvizjes sot po cenohet për t’i lëshuar udhë interesave personale të disa individëve. Sepse vetëvendosja që dikur ishte fjala më së shumti e brohoritur nëpër tubime e protesta, sot po zëvendësohet me togfjalëshin “Albin Kurti”. Thirrjet për socialdemokraci e bashkim kombëtar, që na shpërthenin nga gjokset në çdo tubim, demonstratë e postim në Facebook, po zëvendësohen nga thirrjet histerike “Duam Babën”.

Dhe nëse dikur aktivistët vlerësoheshin në bazë të dijes, guximit, sakrificës e besnikërisë ndaj konceptit, sot ata gjykohen në bazë të besnikërisë së verbër ndaj liderit – i cili, sipas fjalëve të një aktivisti shumë të afërt me të, “na ka zbritur nga qielli për të na shpëtuar”! Për mua gjithçka është e qartë tashmë. Ndarja në VV po ndodh në mes të atyre që kanë synim promovimin e një individi dhe mveshjen e tij me pushtet absolut brenda organizatës, dhe atyre që kauzë e kanë angazhimin për konceptin e drejtë të vetëvendosjes, pa lejuar përsëritjen e gabimit të shumicës së partive në Kosovë – të cilat duke lejuar kultin e personalitetit dhe përqëndrimin e fuqisë tek lideri, pamundësuan demokracinë në partitë e tyre dhe në vendin tonë.

Prandaj do të veproj sipas mësimeve që i mora në VETËVENDOSJE!. Do të rreshtohem pas konceptit dhe të vazhdoj rrugën e vetëvendosjes përkrah atyre aktivistëve dhe aktivisteve, deputetëve e deputeteve që refuzuan të nënshtrohen e të pranojnë ofertat joshëse për pozita të mira në VV në këmbim të dëgjueshmërisë së verbër ndaj “liderit”. Ata e kuptojnë më së miri se sa i vështirë është për mua ky moment. Se sa e rëndë është që prapa hekurave të burgut ta shohësh e përjetosh në lëkurën tënde historinë tek përsëritet.

Ta shohësh e përjetosh në lëkurën tënde tek quhen sërish tradhtarë ata që e thonë të vërtetën; tek quhen spiunë ata që u rritën në VETËVENDOSJE! dhe dhanë gjithçka për të. Përmes kësaj letre jap dorëheqje nga pozita e delegatit të Këshillit të Pëgjithshëm dhe çdo pozitë tjetër brenda organizatës, i vetëdijshëm që do të përballem me po ato shpinfje e sharje që u përballën shoqet e shokët e mi. Por nuk do të bëhem pishman. Asnjëherë.

Sepse vetë historia e Lëvizjes tonë na tregon se ata që e thonë të vërtetën dhe që angazhohen me sinqeritet e vetëmohim në fillim luftohen e linçohen, por në fund rriten e fitojnë.

FRASHËR KRASNIQI BURGU I DUBRAVËS PAVIJONI NR. 2 KRAHU V-1 DHOMA NR.10

/tesheshi.com/

Related Posts

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën
Shëndet & Gatim

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata
Të fundit

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!
Bota & Rajoni

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Next Post
Frashër Krasniqi nga burgu jep dorëheqje nga funksionet në Vetëvendosje, kritika Albinit: më quajti idiot

“Gjuetia e Peshkaqenëve”: Trupat e NATO-s, dislokim në Shqipëri për të garantuar operacion pa eksese

Anulohet logoja e kontestuar e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kjo është e reja

Anulohet logoja e kontestuar e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kjo është e reja

Harrojeni çfarë është thënë deri tani, Everesti nuk është mali më i lartë në botë

Harrojeni çfarë është thënë deri tani, Everesti nuk është mali më i lartë në botë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni