Skuadra gjermane e Eintrahtit të Frankfurtit, nënshkruan marrëveshje me Nelson Mandelën.
Natyrisht nuk bëhet fjalë për liderin historik afrikanojugor, por për një talent 18-vjecar nga Kameruni, i cili do t’i bashkangjitet skuadrës së Bundesligës.
Mbase për shkak të emrit të tij, apo për shkak të talentit, në fushë, lojtari ka shansin e madh të shpalosjes së aftësive në një kampionat prestigjoz si ai gjerman.
Drejtuesit e Frankfurtit e kanë prezantuar Mandelënsi blerje të suksesshme për të ardhmen, edhe në momentin e komunikimit me median nuk e fshehën një buzëqeshje kur ia përmendën emrin. /tesheshi.com/