Gjithmonë ka shpresë për shëlbimin e mëkatarëve. Është më mirë të jesh mëkatar sesa dikush që është i korruptuar, tha Papa Françesku të dielën.
“Për mëkatarin ka gjithmonë shpresë për shëlbim, për të korruptuarit, nga ana tjetër, është shumë më e vështirë”, tha Papa 86-vjeçar argjentinas.
“Në fakt, ‘po-ja’ e tij e rreme, pamja e tij elegante, por hipokrite dhe pretendimi që është bërë zakon, shpesh janë si një mur pas të cilit ai mbrohet nga thirrja e ndërgjegjes”, shtoi Françesku, transmeton Ansa. /tesheshi.com/