Një grua muslimane me shami u godit me thikë para burrit dhe fëmijëve të saj të moshës 3 dhe 12 vjeç, ngjarje e ndodhur në qytetin Sury-le-Comtal në jug të Francës.
Sipas gazetës Le Parisien, ky incident, i cili shkaktoi shumë vëmendje të publikut, ka ndodhur dy net më parë.
Gruaja u plagos rëndë dhe u dërgua me shpejtësi në spital, ku iu nënshtruar një kurimi intensiv.
Mediat lokale raportojnë se sulmuesi është një 59-vjeçar, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Ai u kap menjëherë pas incidentit. /tesheshi.com/