Një automjet u përplas e murrin e një xhamie në qytetin Colmar, në Francën lindore, duke shkaktuar panik e dëmtuar ambientet e objektit të kultit.
Drejtuesi u ndalua nga policia dhe po hetohet mbi motivet, pasi dyshohet për një akt vetëvrasës.
Kjo sepse u konstatua një plagosje e tij me thikë, të cilën ia kishte ngulur vetes.
Por policia kërkon të mësoje dhe rreth faktit nëse bëhet fjalë dhe për një sulm ndaj xhamisë. /tesheshi.com/