Policia në Francë ka arrestuar një të ri, një neo-nazist, i dyshuar për përgatitjen e një sulmi në qytetin e Ardeche-s, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave shtetërore, Njësia Franceze e Inteligjencës (DGSI) zbuloi mesazhe që përmbanin deklarata raciste nga fansat e Adolf Hitlerit të quajtur “HeinrichHimmler88” në rrjetet sociale dhe aplikacionet e mesazheve kripto.
Më pas pjesëtarët e forcave të sigurisë arrestuan një 20-vjeçar në një bastisje në adresën ku ndodhej dhe me atë rast u sekuestruan video ku i riu kërcënonte hebrenjtë, zezakët, gratë dhe anëtarët LGBT.
Mësohet se i riu kërkonte armë për të kryer sulmin.
Me kërkesë të prokurorisë ndaj këtij personi ka nisur hetimi me akuzën “tentativë për vepër terroriste”. /tesheshi.com/