Një kopsht zoologjik në provincën Tarn në jug të Francës u mbyll pasi nëntë ujqër u arratisën prej aty.
Mediat lokale raportuan se ujqërit u arratisën nga kafazi më 19 dhjetor nga kopshti zoologjik në qytetin Montredon-Labessonnie. Nga ujqërit e arratisur, katër u vranë nga zyrtarët e kopshtit zoologjik dhe pesë u futën në gjumë.
Kopshti zoologjik do të jetë i mbyllur deri në mes të janarit për të përmirësuar kushtet e sigurisë. Në momentin e arratisjes së tufës së ujqërve, në kopshtin zoologjik kishte vizitorë të cilët u evakuuan me sukses.
Kopshti Zoologjik Trois Vallees është shtëpia e rreth 600 kafshëve të 70 llojeve.
Kopshti zoologjik u mbyll më 22 tetor të vitit të kaluar me urdhër të guvernatorit, për shkak të rrezikimit të sigurisë së kafshëve, stafit dhe vizitorëve.
Megjithatë, Gjykata e Qarkut të Tuluzës rrëzoi vendimin e guvernatorit më 2 nëntor, duke përmendur “shkelje të rënda të të drejtave të pronësisë, lirisë së sipërmarrjes, tregtisë dhe industrisë”. /tesheshi.com/