Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Francë 2016: ekipet e mëdha të futbollit europian reflektojnë fuqinë e multikulturalizmit

by te Sheshi
09/06/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Francë 2016: ekipet e mëdha të futbollit europian reflektojnë fuqinë e multikulturalizmit

Diversiteti i skuadrave europiane ka kapur vëmendjen e gazetave amerikane. Në një artikull për multikulturalizmin, “Washington Post” shkruan se “në një kohë kur grindjet për refugjatët dominojnë debatin politik, mund të jetë me vlerë të merret në konsideratë rasti i Taulant and Granit Xhakës”.

Gazeta shpjegon se dy vëllezërit janë lindur në Zvicër pasi prindërit e tyre, shqiptarë të Kosovës u vendosën aty për t’i shpëtuar luftës.  Por, të shtunën, sapo të nisë kampinati, ata do të ndeshen kundër njëri-tjetrit: Graniti me ngjyrat e Zvicrës dhe Taulanti me ato të Shqipërisë.

“A është përplasja një problem për vëllezërit”, pyet gazeta.  “Aspak”, i referohet gazeta një interviste të babait të tyre, Ragipit në median shqiptare.

“Jam babai më i lumtur në botë në këtë moment”, tha ai. “Të dy djemtë e mi do të luajnë në kampionatin europian”.

Më tej, gazeta shkruan se përgjatë vitit të fundit, një fluks i paprecedent refugjatësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut ka trazuar politikën në një pjesë të madhe të vendeve pritëse. Sulmet terroriste në Bruksel dhe në Paris nxitën frikën e infiltrimit të islamistëve dhe radikalizimit të komuniteteve. Partitë e krahut të djathtë në të gjithë kontinentin kanë fituar terren për shkak të rritjes së ndjesive anti-muslimane.

Të premten e 10 qershorit, pavarësisht gjithë kësaj panorame, një vizion tepër i ndryshëm i Europës do t’i shfaqet botës. Kampionati i futbollit Francë 2016,  eventi më i madh në futboll pas kupës së Botës, nis me 24 skuadra kombëtare që do të ndeshen me njëra-tjetrën përgjatë një muaji.

Dhe disa nga skuadrat më të mëdha të kësaj gare reflektojnë kulutrat nacionale që nuk përcaktohen nga identitete të ngushta por nga diversiteti dhe emigracioni.

Le të marrin në analizë Gjermaninë, kampionen e botës. Lojtari kyç është Mesut Ozil, musliman praktikant lindur nga prindër turq. Apo Seudinë, talismani i së cilës është Zlatan Ibrahimovic, bir i refugjatëve muslimanë boshnjakë. Apo Zvicrën, ku shumica e skuadrës janë fëmijë emigrantësh apo azilkërkuesish nga luftërat e Ballkanit. Apo Belgjikën kapiteni i së cilës është gjysmë kongolez, mesfushori është gjysmë indonezian, ndërsa e gjitha forca goditësve e skuadrës është e përbërë nga produkte të emigracionit afrikan.

skuadra

Ose, le të shohim vendin mikpritës, Francën. Francezët konsiderohen si favoritët e turnout. Dhe ata janë në krye të një liste të dalë së fundmi, që renditet ekipet në bazë të multikulturalizmit. Shumë nga anëtarët e ekipit francez i gjurmohen rrënjët jashtë kufijve të kontinetit, nga vende aq të largëta sa ishujt e Oqeanit Indian deri në territorin e Karaibeve e shumë vende mes këtyre.

Futbolli në Francë, siç vë në dukje profesori Laurent Dubois, është shndërruar në “një terren të investimit të pabesueshëm politik dhe me kuptime simbolike, duke nisur që nga kupa e Botës e vitit 1998. Skuadra e famshme drejtohej nga Zinedine Zidane, djalë i emigrantëve algjerianë dhe një pararendës në trendin e skuadrës franceze për të marrë lojtarë nga ish-kolonitë franceze.

Ekipi kombëtar mbahet si emblem e multikulturalizmit francez.  Thierry Henry, lojtari legjendar francez, prindërit e të cilit ishin nga Karaibet e që u rrit në mjediset e varfra të Parisit, kujton sesi një e moshuar e përqafoi dhe e falënderoi se i kishte dhënë vendit momentin më të madh që nga çlirimi prej nazistëve.

“Ky ishte momenti kur kuptova sesa i fuqishëm është sporti”, tha ai më pas në një intervistë, “edhe pse ende nuk e kuptoj dot plotësisht”.

Por panorama rozë nuk ngjiti shumë, pasi kur Franca u shkatërrua në turnetë pasardhëse, u rrit spektri i ndasive rracore dhe mosmarrëveshjet. Politikanët nacionalistë fushatuan për mungesën e nacionalizmit në skuadër, një temë kjo që bëri jehonë edhe në vende të tjera si Hollandë e Belgjikë.

Turneu aktual, pavarësisht optimizimit që rrethon Francën, ka apsur hijet e veta sa i takon ndasive rracore.  Për shkak të një skandali, sulmuesi më i mirë francez, Karim Benzema, u përjashtua nga skuadra prej trajnerit Didier Deschamps.

I zemëruar për përjashtimin e tij, Benzema me origjinë algjeriane, pretendoi se Deschamps kishte rënë pre e “presionit të një pjese rraciste të Francës”, duke iu referuar së djathtës ekstreme franceze, partisë ekstremiste Fronti Nacional.

Kjo deklaratë nxiti reagime arrogante të politikanëve nacionalistë. Marine Le Pen, shkroi se nëse sulmuesi nuk ishte i lumtur, atëherë duhet të shkonte të luante për “vendin e tij”, një referencë për Algjerinë dhe jo Francën.

Gjuhë e njëjtë me këtë përdoret edhe në vende të tjera. Muajin e kaluar, lëvizja e së djathtës ekstreme në Gjermani, u ankua për shkak se çokollatat Kinder kishin nxjerrë në paketim fytyrat jo teutonike të një djali turk dhe afrikan.

kinder

“Ata nuk ndalen përpara asgjëje”, shkroi Pegida në Facebook. Por ata nuk e kishin kuptuar në kohë se fotografitë ishin të dy prej lojtarëve më të dashur në Gjermani -Jerome Boateng,  babai i të cilit vjen nga Gana dhe Ilkay Gundogan, mesfushorit me origjinë turke.

Sigurisht, diversiteti i një skuadre kombëtare nuk është refleksion i harmonisë së kombit. Turneu Francë 2016 mbahet nën hijen e terrorizmit. Sulmet në Paris në muajin nëntor kishin për objektiv edhe stadiumin ku mbahej një ndeshje miqësore mes Francës e Gjermanisë.

Shpërthimet në Bruksel patën një ndikim të thellë mbi Vincent Kompany, kapitenin e skuadrës kombëtare të Belgjikës. Kompany u rrit në lagjen e varfër e të dominuar nga emigrantët në kryeqytet, që tashmë është vendosur nën mbikqyrje të fortë për shkak të perceptimit si geto radikale.

“Arsyeja përse më lëndon kaq shumë është për shkak se ata nuk janë njerëz të besimit, por njerëz që kanë dalë jashtë rrjedhës dhe që janë indoktrinuar”, iu referua Kompany personave që mbahen përgjegjës për shpërthimet në Bruksel, në një intervistë për CNN.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

“Klasikja” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Klasikja” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Next Post
Daniel Agger, ish-mbrojtësi i Liverpulit dhe Danimarkës, e lë papritmas futbollin

Daniel Agger, ish-mbrojtësi i Liverpulit dhe Danimarkës, e lë papritmas futbollin

I falet xhenazja legjendës së boksit, Muhamed Ali

I falet xhenazja legjendës së boksit, Muhamed Ali

Disa arsye pse edhe ata që nuk janë myslimanë duhet ta provojnë agjërimin

Disa arsye pse edhe ata që nuk janë myslimanë duhet ta provojnë agjërimin

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Klasikja” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

“Klasikja” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve

Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve

11/05/2025
Putini propozon paqe me Ukrainën, zgjedh Stambollin për negociata

Putini propozon paqe me Ukrainën, zgjedh Stambollin për negociata

11/05/2025
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni