Qeveria franceze do të propozojë një gjendje të jashtëzakonshme për dy muaj, deri në fund të korrikut, pas përfundimit të kampionatit të futbollit Euro 2016.
Këtë ka deklaruar kryeministri Manuel Valls. Gjendja e emergjencës është dekretuar gjatë natës së atentateve terroriste të 13 nëntorit, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e 130 personave në Stade de France dhe në lokalet e tjera përreth në kryeqytetin francez.
Teorikist, pas një gjendje emergjence të nisur në shkurt, situata duhej të përfundonte më 26 maj, por tashmë qeveria ka vendosur ta zgjasë edhe me dy muaj gjendjen e emergjencës, duke përfshirë edhe periudhën e kampionatit të futbollit, Euro 2016, i cili është programuar nga 10 qershori në 10 gusht në stadiumet e Francës.
Ky plan i qeverisë franceze është bërë i ditur sot me këshillën e ministrit të Brendshëm, Bernard Cazeneuve, ndërsa informacionet janë dhënë nga ana e Kryeministrit Manuel Valls, gjatë një interviste mëngjesin e sotshëm në France Info. /tesheshi.com/