Qeveria ruse po gënjen për gatishmërinë e saj për të zhvilluar negociata për armëpushim në Alepo. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, i cili akuzoi hapur Moskën për mashtrim të qëllimshëm të partnerëve.
“Ekziston një Rusi me dy fytyra. Një formë e gënjeshtrave të vazhdueshme. Në njërën anë, ata theksojnë se do të zhvillojnë negociata dhe ne zhvillojmë negociata për arritje të armëpushimit dhe në anën tjetër, ata e vazhdojnë luftën”, u shpreh ministri Ayrault në Bruksel, pas dështimit të bisedimeve gjatë fundjavës në Paris.
Sipas tij, ky qëndrim vjen për të mbrojtur regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad. Ministri shtoi se synimi i Rusisë për marrjen në shënjestër të militantëve nuk është i vërtetë, dhe prova për këtë deklaratë është rimarrja e qytetin e lashtë, Palmyra në Siri nga Shteti Islamik
Ministri francez ishte pjesë e një takimi me homologët e tij në Bashkimin Evropian në Bruksel./tesheshi.com/