Franca e ka zyrtarizuar edhe njëherë qëndrimin e saj sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Është shumë herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit”, tha të martën një burim zyrtar i presidencës franceze, raporton TCH.
“Franca dëshironte t’u dërgonte një sinjal ‘pozitiv’ vendeve të Ballkanit lidhur me perspektivën e tyre afatgjatë për t’u bashkuar me bllokun evropian”, citon burimi.
Franca njihej prej kohësh si skeptikja më e ashpër kundër hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Arsyetimi i Parisit është se vendi nuk mund të miratojë nisjen e tyre derisa BE të zgjidh disa “probleme të brendshme”. /tesheshi.com/