Franca të enjten akuzoi Turqinë për dërgimin e mercenarëve sirianë për të luftuar në konfliktin e Nago-Karabakut dhe tha se po bashkëpunonte me Rusinë në arritjen e një armëpushimi midis Azerbajxhanit dhe forcave armene.
Nga ana tjetër, Turqia ka mohuar dërgimin e mercenarëve për të marrë pjesë në konflikt.
“Presidentët Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin ranë dakord mbi nevojën për përpjekje të përbashkëta për të arritur një armëpushim,” tha zyra e Macron në një deklaratë, pasi të dy udhëheqësit folën në telefon.
“Ata gjithashtu shprehën shqetësim në lidhje me dërgimin e mercenarëve sirianë nga Turqia në Nago-Karabak,” tha deklarata.
Franca nuk ka dhënë ndonjë provë për të mbështetur pretendimin e mercenarëve, ndërsa Kremlini tha në një deklaratë se pretendimi nuk u përmend në bisedën Putin-Macron.
Macron, i cili ka shkëmbyer akuza me Presidentin turk Tayep Erdogan për muaj, tha të mërkurën se Ankaraja po vepronte sikur “të donte një luftë”.
Ministria e jashtme e Rusisë tha të mërkurën se luftëtarët sirianë dhe libianë nga grupe të paligjshme të armatosura ishin në shënjestër në rajonin e Nago-Karabakut.
Rusia ka një bazë ushtarake në Armeni dhe e konsideron atë një partner strategjik.
Ndërkohë, rreth 600,000 njerëz në Francë janë me origjinë armene. /tesheshi.com/