Ministri francez i mbrojtjes akuzoi Rusinë se po përpiqet të kapë komunikimin mes ushtrive franceze dhe italiane përmes satelitit të tyre.
Ministrja franceze e mbrojtjes, Florence Parly, ka akuzuar Rusinë për përpjekjet për të kapur komunikimet mes ushtrive franceze dhe italiane nëpërmjet satelitit të tyre, duke argumentuar se ai ishte një akt “spyware”.
Parly tha se sateliti rus Louch-Olymp iu afrua satelitit Athena-Fidus në vitin 2017 aq shumë saqë “të gjithë do të mendonin se po përpiqen të kapin komunikimin tonë”.
“Ky moment i vogël lufte ndodhi vitin e kaluar dhe përpjekja për të përgjuar një fqinj nuk është vetëm një akt armik, por një veprim spiun”, tha ajo, raporton AP.
Ajo shtoi se Franca kishte marrë masat e nevojshme, por pa e specifikuar atë që po bëhej, për të eliminuar përgjimin. /tesheshi.com/