A e keni menduar ndonjëherë se cili është qyteti më i bukur në botë? Shpesh herë bëhen sondazhe dhe qytetet ndryshojnë renditjen e tyre nga viti në vit, për një sërë faktorësh, të cilët ndikojnë në këtë renditje.
Mirëpo, këtë herë, Kyoto në Japoni është vlerësuar si qyteti më i bukur në botë. Në klasifikimin e qyteteve më të mira në botë të renditura nga Travel + Leisure të cilin e gjeni duke klikuar këtu, qyteti perandorak japonez Kyoto, renditet për të dytën herë me radhë në majën e qyteteve më të bukur për turizëm, në sajë të tempujve dhe kopshteve të veçantë botanikë.
Renditja është bërë bazuar në preferencat e pesë milionë lexuesve të revistës njujorkeze, ndërsa nga shteti fqinj Italia renditen dy qytete, Roma dhe Fierenze./tesheshi.com/