Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fotot e rralla nga ballo e Vitit të Ri 1938: kur Zogu ra në dashuri me Geraldinën

by te Sheshi
23/12/2018
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 3 mins read
A A
Fotot e rralla nga ballo e Vitit të Ri 1938: kur Zogu ra në dashuri me Geraldinën

Viti i ri 1937-1938 në pallatin mbretëror të Ahmet Zogut ishte një festë e një lloji të veçantë. Kjo pasi aty atë vit ndodhej një mysafire e rrallë: Geraldinë Apony, e cila edhe pse po shihej për herë të parë me mbretin e shqiptarëve, vetëm pak muaj  do ta ndanin nga martesa spektakolare me të.

Këto foto që vijnë ekskluzivisht nga tesheshi.com, ilustrojnë pak nga atmosfera e këtyre festimeve. Fotot që ruhen në fondin e Fototekës në AQSH, identifikojnë pak prej këtyre momenteve. Fotoja ulur në tryezë tregon një moment nga darka e vitit të ri 1937-1938, pra, natën kur mbreti Zog dhe Geraldian provuan shkëndijat e para të dashurisë së tyre.

Foto e tjera dëshmojnë moment nga ballo e Vitit të Ri, duke u bazuar në kujtimet që vetë Geraldina ka lënë në këtë rast. Në foto duken më së shumti princeshat e kudogjendura, motrat e mbretit Zog, mbreti ndërsa hyn në ballo dhe shumë ministra e drejtues të lartë të mbretërisë.

Natën e vitit të ri, Geraldina kujton se mbreti e prezantoi fillimisht me princeshat e më tej nuk iu nda më asaj për asnjë moment. Ja si e kujton ajo këtë natë të Vitit të Ri në Mbretërinë shqiptare:

“Asnjëherë nuk e largoi vështrimin nga unë, ndërsa më ofroi një gotë. Gishtat tanë u prekën dhe në atë çast dritat u vagëlluan. Ishte pikërisht mesnatë dhe kështu e donte zakoni shqiptar. Ngaqë isha në angështi, e lëshova gotën, e cila u thërrmua në mijëra cifla kristalesh të vogla. E ndjeva se u zbeha në fytyrë, por Mbreti qeshi. Ciflat sjellin fat, – tha ai në gjermanisht dhe më ra në dorë si për të më siguruar. Jehona e dymbëdhjetë tik-takeve të mesnatës ende nuk ishte fashitur, kur një valë e fortë duartrokitjesh dukej se do ta shembte dhomën. Nga të gjitha anët dhe në të gjitha gjuhët u dëgjua thirrja: Fat të bardhë! U ndjeva si asnjëherë më parë. Kisha rënë në dashuri”.

Prej asaj mbrëmje Geraldina nuk iku më nga Shqipëria. Fejesa u mendua të shpallej në janar dhe martesa në prill. Më 25 janar 1938, ambasadori britanik në Durrës njoftonte ministrin e Jashtëm, Anthony Eden:

“Kontesha Apony ka ardhur në Tiranë në pjesën e fundit të muajit dhjetor. Më 31 dhjetor, Mbreti Zog vallëzoi me të në vigjilje të Vitit të Ri, në mbrëmjen e organizuar në oborrin mbretëror. Kur u takova me ministrin e Jashtëm shqiptar në datën 24 janar, ai pohoi fejesën e Mbretit Zog me konteshën Apony. Mendohet se shpallja zyrtare do të jepet brenda pak ditësh”.

Fejesa u shpall më 31 janar 1938. Shpallja u bë në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, e thirrur me kërkesën e vetë Mbretit Zog. Kushtetuta e Shqipërisë parashikonte që kërkesa për fejesën e Mbretit të kalonte për miratim në dy dhomat e Parlamentit. Salla ishte e mbushur plot dhe në lozhën kryesore qëndronin motrat e Mbretit. Kryetari i Parlamentit njoftoi se të dyja dhomat e kishin aprovuar fejesën dhe se Geraldina mund të bëhej Mbretëreshë e Shqipërisë.

Sipas biografes së Geraldinës, atë mbrëmje, Geraldina bëri prezantimin e parë të plotë me familjen e dhëndrit:

“Në darkë, Geraldina kishte veshur një fustan mëndafshi të hollë, në ngjyrën e safirit, të cilin e kishte zgjedhur Mbreti në Uorth të Parisit, si surprizë për të. Gishti i unazës vezullonte nga një diamant i mahnitshëm katërmbëdhjetëkaratësh ngjyrë bojë qielli të lehtë. Për herë të parë dhe të vetme Mbreti mbante një unazë fejese nga Hungaria, prej floriri, rubini dhe safiri, e cila kishte qenë e gjyshit të Geraldinës, kontit Giula Appony. Gjashtë motrat e Mbretit përfaqësonin familjen. Para darkës, Mbreti kishte kërkuar që familja të mblidhej në paradhomë, ku princesha Geraldinë, e zbukuruar, u shfaq përkrah Mbretit. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që edhe e fejuara ime të jetë e lumtur, foli në gjermanisht me një zë të gëzuar e të pazakontë dhe këto ishin fjalët e tij të vetme rreth fejesës”. /tesheshi.com/ 

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Trump: Patrick Shanahan në vend të Jim Mattis, në krye të Mbrojtjes amerikane

Trump: Patrick Shanahan në vend të Jim Mattis, në krye të Mbrojtjes amerikane

“Jelekverdhët” e dhunshëm të Parisit: për pak sa nuk ndodh “21 janari” (video)

“Jelekverdhët” e dhunshëm të Parisit: për pak sa nuk ndodh “21 janari” (video)

Historia e Pablo EskoBear-it: si ngordhi pasi gëlltiti sasi të mëdha kokaine

Historia e Pablo EskoBear-it: si ngordhi pasi gëlltiti sasi të mëdha kokaine

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni