Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gjakpirësi dhe viktima, fotoja që po trazon rrjetin

Autori i pashpirt i kësaj shkrepjeje dhe reagimet e shumta

by te Sheshi
07/02/2024
in Kryesore, Lindja e Mesme
Reading Time: 3 mins read
A A
Gjakpirësi dhe viktima, fotoja që po trazon rrjetin

Një ushtar izraelit publikoi një video të marrjes në pyetje të një palestinezi nga Gaza, të cilit ia hoqën rrobat dhe e lidhën me një plagë në këmbë, duke shkaktuar kësisoj një zemërim dhe dënim në rrjetet sociale.

Videoja e postuar nga ushtari Yossi Gamza në llogaritë e tij në rrjetet sociale, tregon se palestinezi shihet i ulur në një karrige në një ndërtesë në Gaza me duar të lidhura pas shpine, ndërsa gjaku i rrjedh nga këmba, sikur të ishte torturuar.

Miqtë e ushtarit filluan ta shpërndajnë videon dhe të mburren me të, dhe ajo u përhap në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale në botën arabe.

Me përhapjen e pamjeve, shumë përdorues të X kërkuan llogarinë e ushtarit izraelit dhe postuan informacionin e tij në rrjetet sociale. Pas kësaj, ushtari mbylli llogarinë e tij në Instagram dhe lejoi vetëm miqtë të hynin në faqen e tij në Facebook.

“Një nga historitë e tmerrshme të krimeve izraelite”

Duke parë komentet, ekipi i Al Jazeera-s filloi të kërkonte videon origjinale që ushtari izraelit kishte postuar përmes llogarive të tij. Gjatë kontrollit, u bë e qartë se ushtari i quajtur Yossi Gamzu ishte në fakt fotograf në Batalionin e Këmbësorisë Granit (932) në ushtrinë izraelite, i cili luftonte në qytetin e Gazës.

Yossi ka dokumentuar operacionet luftarake të batalionit të tij në Rripin e Gazës dhe i ka ngarkuar ato në kanalin e tij në YouTube, dhe rezulton se kjo video është filmuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar në lagjen Al-Rimal në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Përdoruesit e X-it shprehën zemërimin e tyre dhe komentuan pamjet, duke thënë se ajo tregon imazhin e vërtetë të ushtrisë okupatore të Izraelit, në krahasim me imazhin që promovojnë liderët e saj, duke pretenduar se ushtria e tyre është “më e moralshmja” në botë.

Të tjerë e cilësuan foton e palestinezit të arrestuar si trajtim çnjerëzor dhe një nga historitë horror të krimeve izraelite, duke vënë në dukje se ka qindra të tjera të papublikuara nga aktet më kriminale dhe të tmerrshme kundër banorëve të Rripit të Gazës, të kryera nga pushtuesi izraelit.

Përdoruesit e rrjeteve sociale vunë në dukje se në videon e parë, ku shihet arrestimi, burri është i padëmtuar, por në videon e dytë duket se këmba e tij është e plagosur dhe e gjakosur, dhe pranë saj është një shkop që duket se përdoret për tortura.

Disa blogerë kanë krahasuar gjendjen e rëndë të të burgosurve të rezistencës palestineze dhe mënyrën se si trajtohen ata me mënyrën brutale që ushtarët izraelitë të okupimit i trajtojnë civilët që arrestojnë në Gaza.

“Gjakpirësi i poshtëruar para shikimit të viktimës”

Disa kanë kërkuar që të gjitha këto raste të dokumentohen dhe të mbahen në një arkiv të organizuar në mënyrë që ato të miratohen si prova para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe që Izraeli të mbajë përgjegjësi për krimet e tij.

Të tjerë shkruanin se ushtria okupatore izraelite vazhdon të dokumentojë operacionet e saj kriminale në Rripin e Gazës pa asnjë pengesë apo frikë nga përgjegjësia, duke akuzuar Perëndimin për mbështetjen e okupatorit me armë dhe politikë që nga fillimi i agresionit të tij 122-ditor në Rripin.

Disa përdorues shkruan për mënyrën se si një palestinez e shikon ushtarin izraelit, duke e përshkruar atë si madhështor dhe thanë se imazhi pasqyron shpirtin e palëkundur të palestinezëve. Ironia është se është filmuar nga xhelati që ka dashur ta thyejë viktimën duke e fyer, por është ai që poshtërohet nga shikimi i viktimës dhe arroganca e tij, siç ka shkruar një përdorues.

I njëjti ushtar izraelit publikoi video të ushtrisë izraelite duke arrestuar dhjetëra burra, gra dhe fëmijë të cilët ishin të zhveshur, me sy të lidhur dhe me pranga në shumicën e zonave ku hynë në Rripin e Gazës. /tesheshi.com/

​

Related Posts

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

09/07/2025
Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane
Lindja e Mesme

Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Next Post
Izraeli, lajm të keq për familjet e pengjeve

Baykar, sqarim mbi fabrikën e Bayraktar-it në Ukrainë

BE, një ligj me fokus gratë “pa përdhunim”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni