Sapo është prodhuar iPhone 6S e ndërkohë ka ende nga ata persona që shikojnë dhe mezi presin për modelin më të ri të iPhone, për 7, i cili mendohet të dalë në treg pas të paktën një viti. Forbes, në veçanti ka mbledhur hipotezat e disa analistëve dhe ka arritur të krijojë me hamendësim iPhonin e së ardhmes. Një celular që premton të jetë tërësisht ndryshe nga të tjerët e deritanishëm, si në nivelin e pajisjes, edhe të dizajnit.
Pajisja – Ndryshimi kryesor ka të bëjë me zhdukjen e tastit Home. Thashethemet thonë se po merret në konsideratë ideja e eliminimit përfundimtar të rrotullames në mes të fundit të aparatit celular, në mënyrë që të shfrytëzohen më shumë funksionet 3D Touch.
Display – Me dizenjimin e displayt do të merret dizenjuesi Marek Weidlich. Mendohet që ekrani të jetë ‘edge – to – edge’, më i rrumbullakosur dhe më shumë rezistent./tesheshi.com/