Momenti kur estetistja 39-vjeçare ruse Inessa Polenko ra nga një lartësi prej 50 metrash, teksa po përpiqej të bënte një foto nga maja e një shkëmbi, u regjistrua nga një kamera sigurie në rajonin Ghakri të Abkhazisë, në territorin e Gjeorgjisë.
Në video, gruaja fatkeqe shihet duke tentuar të fotografojë një mashkull, mikun e sa me gjasë, në sfondin e Detit të Zi, kur papritur humbet ekuilibrin nga platforma ku ndodhej.
Sipas Daily Mail, 39-vjeçarja dha frymën e fundit në spital ku u dërgua e plagosur rëndë.
Polenko ka postuar shpesh në rrjetet sociale nga udhëtimet e saj nëpër botë së fundmi në Dubai, Egjipt dhe Krime.
Hetimi për rrethanat e sakta të vdekjes së estetistes 39-vjeçare, e cila kishte disa klientë si në Moskë, ashtu edhe në resortin rus të Soçit, ku jetonte, po vijojnë. /tesheshi.com/