Një ankand rekord është zhvilluar në Sothbey’s të Gjenevës. Diamanti i rrallë bli, i quajtur “Blue Moon” është shitur në ankand për plotë 48.5 milion dollarë. Lajmi është bërë i ditur nga shtëpia e ankandeve, e cila ka shtuar se ky diamant është blerë nga një koleksionist privat nga Hong Kongu, i cili e ka riemëruar diamantin “The Blue Moon of Josephine”. Ditën e djeshme, të mërkurën, një tjetër diamant me ngjyrë të kuqe u shit në ankand kundrejt vlerës prej 28 milion dollarë./tesheshi.com/