Barcelona përsërit shpejt vetveten. Gati dy muaj më parë humbiste thellë në Champions League ndaj PSG-së. E bën të njëjtën gjë jo shumë më pas, këtë herë në çerekfinale të të njëjtit aktivitet, teksa i nënshtrohet Juventusit në Torino.
Një tjetër shpartallim i Barcelonës! Ky është titulli i një prej të përditshmeve sportive spanjolle për humbjen 3-0.
“Ishte si pjesa e tretë e ndeshjes mes PSG-së dhe Barcelonës,” thotë vetë Luis Enrique pas katastrofës.
“Eshtë shumë serioze dhe pikëlluese. Ne kemi ringjallur një makth!”
Po ç’thotë heroi i ndeshjes, Dybala, shënuesi i dy golave për Juventusin. “Jam shumë i lumtur. Shumë i lumtur sepse si fëmijë doja t’i jetoja këto momente e sot ia dola.”
Katalanasit do të kenë një të përpjetë të fortë një javë më pas. Do arrijnë të ngjiten në majë, ashtu siç ngjau me PSG-në? /tesheshi.com/