Popullsia e Bamakos, kryeqyteti i Malit, përveç varfërisë këto ditë është përballur dhe me temperatura jashtëzakonisht të larta.
Temperatura e ajrit kanë shkuar deri në 43 gradë Celsius këto ditë. Fëmijët gjejnë shpëtim në lojëra.
Ndërkohë, popullata lokale kryen agjërimin e Ramazanit.
Mali i është një vend i varfër, kryesisht bujqësor, me aktivitet të përqëndruar në zonat e ujitura të lumit Niger. Rreth dhjetë për qind e popullsisë janë nomadë që merren me bagëti, pjesa tjetër janë të angazhuar në bujqësi dhe peshkim. /tesheshi.com/