Për disa të kapësh flokët “bisht” është zgjidhja më e shpejtë. Një llastik, kapi flokët dhe ja ku mbarove…Mund të dalësh nga shtëpia e të ngjash e rregullt dhe thjesht. Flokët nuk të fryhen e nuk të shpupuriten.
Por pse mos të ngjani e mrekullueshme po me flokët kapur bisht me llastikun tuaj. Të gjithë do të venë re flokët tuaja dhe askush nuk do të thotë ‘ i paska kapur bisht’ sepse me të vërtetë që nuk ngjajnë të tilla.
Ju do të dukeni sikur i keni stiluar flokët. Për pak sekonda duke ndjekur hapat si në fotot e ilustruara në galerinë e mëposhtme ju do të keni një “bisht” për t’u patur zili./tesheshi.com/