Kanë dalë pamjet e para nga djaloshi i mitur Alvin Berisha, i cili ishte izoluar në kampin Al Hol në Siri, e që me ndihmën e organizatave humanitare dhe autoriteteve italiane e shqiptare ia ka dalë që të arratiset nga atje.
Në një fotografi të publikuar nga Ilir Kulla, ish-këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ekspert i sigurisë, konfirmohet vendndodhja e djaloshit të mitur që mori vëmendje pas transmetimit të historisë së tij në mediat shqiptare.
Alvini së shpejti pritet të bashkohet me të atin që gjendet në Itali. /tesheshi.com/