Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

FORUM/ Partitë në Kosovë në hallakamë të plotë – kërkohet një ligj për funksionimin e tyre

by te Sheshi
20/06/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
FORUM/ Partitë në Kosovë në hallakamë të plotë – kërkohet një ligj për funksionimin e tyre

Nga Donat Maloku

Edhe16 vjet pas luftës Kosova nuk ka ligj për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike. Në mungesë të këtij ligji, partitë politike në Kosovë janë bërë ‘llugë’, dhe nuk funksionojnë në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Partitë kosovare që nga paslufta kanë dëshmuar se është lideri i partisë ose një grup i ngushtë/ i afërt rreth tij, që vendos për çdo gjë.

E funksionimi demokratik i brendshëm i partive politike është parakusht esencial për funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore.

Njerëzit në institucionet shtetërore të cilën zgjedhen nga subjekte të ndryshme politike nuk kanë si të jenë transparent dhe të punojnë në të mirë të qytetarëve kur në pozita shtetërore delegohen nga shefi i partisë edhe nëse nuk kanë përkrahje as brenda subjektit të tyre nga anëtarët partiakë, e lëre më nga qytetarët.

Analistët vlerësojnë se ka ardhur koha që partitë të hapen dhe të krijojnë frymën e garës demokratike brenda subjektit, duke sfiduar kështu liderizmin e krijuar tash e sa kohë. Ata thonë se ligji duhet të përcaktojë edhe detyrimin që të gjitha partitë politike, që nga emri e akronimi e deri tek programi politik dhe statuti i tyre, duhet të jenë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera në fuqi.

 florian-dushiFlorian Dushi, antar i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), thotë se mungesa e një ligji për partitë politike në Kosovë mund të konsiderohet si një mungesë serioze në lidhje me rregullimin dhe funksionimin demokratik të partive politike.

Dushi ka thënë  se që nga koha kur ka filluar procesi i reformës zgjedhore pas zgjedhjeve të vitit 2010 (reformë që nuk ndodhi asnjëherë), ka kërkuar publikisht që Kosova të plotësojë legjislacionin aktual edhe me ligjin për partitë politike. Gjatë gjithë kësaj kohe, është shprehur Dushi askush nuk e ka marr seriozisht idenë e hartimit dhe miratimit të këtij ligji, as partitë politike, as mediet dhe as shoqëria civile, si rrjedhojë kjo çështje kaloi në heshtje të plotë dhe pa asnjë iniciativë konkrete.
“Edhe më tutje konsiderohet si tejet me rëndësi nxjerrja e ligjit për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike. Nëpërmjet këtij ligji, do të përcaktoheshin procedurat e regjistrimit të partive politike, organin pranë të cilit do të regjistroheshin dhe që do të mbikëqyrte të njejtat, kushtet dhe kriteret që ato duhet t’i përmbushin për t’u regjistruar, afatet dhe mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve të brendshme, por dhe aspekte tjera që konsiderohen më shumë si procedurale dhe teknike. Përveç këtyre aspekteve, ligji duhet të përcaktojë edhe detyrimin që të gjitha partitë politike, që nga emri e akronimi e deri tek programi politik dhe statuti i tyre, duhet të jenë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera në fuqi, sepse, nisur nga ajo cfarë kemi mundësinë të shohim cdo ditë, ne edhe sot kemi parti politike të cilat me programet e tyre, deklarimet, por dhe veprimet publike, shfaqin kundërshtimin e tyre të hapur ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, gjë që edhe në shtetet më demokratike në botë nuk do të lejohej në asnjë mënyrë. Dhe përfundimisht, ligji në fjalë do të duhej të përcaktonte rregulla strikte të cilat pastaj do të determinonin dhe një funksionim të brendshëm më të mirë e më demokratik të partive politike në Kosovë, gjithnjë në përputhje të plotë me rregullat demokratike të njohura dhe të proklamuara botërisht. Kësisoji, ligji për partitë politike, padyshim që do të mund të ndikonte në demokratizimin e brendshëm të partive politike, si një parakusht esencial, pastaj, edhe i funksionimit më demokratik edhe të institucioneve shtetërore dhe shoqërisë sonë në përgjithësi”, ka deklaruar Dushi për portalin “Te Sheshi”.

ALBERT KRASNIQI

Albert Krasniqi, hulumtues në KDI, thotë se nxjerrja e një Ligji të veçantë për paritë politike shihet si kërcënim për elitat politike, pasi mund të ndëshkohen nga mospërfillja e rregullave demokratike. Ai thotë se mungesa e ligjit ka mundësuar pushtet të pacenueshëm dhe privilegje shtesë për liderët dhe klikat rreth tyre.
“Nxjerrja e një ligjit të veçantë për paritë politike, apo një Kodi Zgjedhor ku do të përfshiheshin të gjitha ligjet tjera për zgjedhjet dhe financimin e subjekteve politike është e domosdoshme. Ligji ndër të tjera, duhet të përcaktoj kriteret minimale të funksionimit demokratik të partive politike, të drejtat e anëtarëve dhe kriteret për përpilimin e statuteve, definimin e procedurave të vendimmarrjes dhe formulimit të politikave, e mbi të gjitha, duhet të përcaktohen gjobat dhe sanksionet për partitë politike kur nuk respektojnë normat”, ka deklaruar Krasniqi. Ai thotë se partitë politike në Kosovë nuk përfillin rregullat demokratike të funksionimit, madje as ato të cilat i kanë vendosur vet. “Vendimmarrja është e koncentruar në disa individ dhe bëhet përmes rrugëve jo formale duke shpërfillur të gjitha strukturat partiake dhe anëtarësinë, që më shumë është në parti në formë të tifozëve. Struktura e organizimit dhe funksionimit nga brenda u ngjason më shumë ndërmarrjeve private apo bizneseve familjare”, ka deklaruar Krasniqi për portalin “Te Sheshi”.

kushtrim gashi

Analisti politik Kushtrim Gashi, thotë se në demokraci partitë janë ende hallka më e rëndësishme që lidh shtetin me shoqërinë. Gashi në njv prononcim për portalin “Te Sheshi”, ka deklaruar se partitë politike luajnë një rol qenësor në zhvillimin e demokracisë dhe janë një urë lidhëse në mes shtetit dhe shoqërisë, përvoja na tregon se në vendin tonë partitë pothuajse më shumë ekzistojnë për të përfituar se sa për të punuar për të mirën e përgjithshme.
 “Pluralizmi politik është vlerë themelore e rregullimit kushtetues edhe në Republikën e Kosovës dhe për çudi ligjvënësit në vend se të miratonin fillimisht ligjin për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, ata në shtator të vitit 2010 aprovuan ligjin për financimin e partive politike. Se si mund të përcaktohet rregullativa e financimit të subjekteve politike para rregullimit të regjistrimit dhe funksionimit të tyre, më të vërtetë është paradoksale. Mos miratimi i një ligji të tillë vetëm sa na dëshmon se partitë politike ende gjenden në një stad të ulët të zhvillimit dhe larg përkufizimit si parti politike demokratike, të cilat kanë për qëllim të ruajnë autokracinë brenda tyre.
Edhe ligji për financimin e subjekteve politike, si i tillë parash vetëm privilegje për deputetet dhe partitë politike të cilat marrin shuma të mëdha të hollash nga buxheti i varfër i Kosovës.
Ligjet nuk duhet të jenë privilegje për politikanet, por barazi dhe garanci për qytetarët”, ka deklaruar Gashi.

Ndryshe, funksionimi demokratik i brendshëm i partive politike është parakusht esencial për funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Telashe të reja për Arturo Vidal, godet me grusht një polic

Telashe të reja për Arturo Vidal, godet me grusht një polic

Qeni më i shëmtuar në botë, më i famshëm se shumë VIP-a

Qeni më i shëmtuar në botë, më i famshëm se shumë VIP-a

Dhjetë risitë e 21 qershorit: fushata e parë pa Berishën dhe…

Dhjetë risitë e 21 qershorit: fushata e parë pa Berishën dhe…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni