Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

FORUM/ Mosliberalizimi i vizave në Kosovë: Kush ia ka hequr “vizën” Prishtinës dhe kur do t`i jepet ajo?!

by te Sheshi
23/06/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
FORUM/ Mosliberalizimi i vizave në Kosovë: Kush ia ka hequr “vizën” Prishtinës dhe kur do t`i jepet ajo?!

Nga Donat Maloku

Qytetarët kosovarë ende përballen me vështirësi të shumta që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes në vendet e zonës Schengen. Ish-kryeministri Hashim Thaçi, vitin 2013 kishte proklamuar si vit të liberalizmit të vizave, gjë e cila nuk ndodhi. Më 27 dhjetor të vitit 2010, Thaçi iu premtoi qytetarëve se brenda 13 muajve ata do të udhëtonin në të gjitha vendet e Evropës pa pasur nevojë për viza.

“Ju siguroj dhe garantoj sot, juve qytetarë, se vetëm për 15 muajt e ardhshëm nga janari i vitit të ardhshëm të gjithë qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në gjithë Evropën. Për Kosovën, për qytetarët e Kosovës, do të ketë liberalizim të vizave, dhe ky nuk është premtim elektoral, por është premtim i Brukselit për mua në takimet që i kam zhvilluar me autoritetet e Brukselit”, pati thënë Thaçi.

Nëse gjithçka do të shkonte ashtu siç kishte premtuar kreu i PDK-së, në fushatën elektorale në zgjedhjet e vitit 2010, qytetarët e Kosovës tani do të lëviznin pa viza në të gjitha vendet e Shengenit. Deklarimi i Thaçit ka mbetur vetëm një premtim elektoral i papërmbushur si edhe shumë premtime të tjera. Po shkon edhe viti 2015 dhe qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të izoluar në pamundësi për të udhëtuar në vendet evropiane.

Institucionet e vendit ende nuk e dinë dhe nuk kanë dhënë një datë se kur për Kosovën do të liberalizohen vizat. Mosluftimi i krimit dhe korrupsionit janë pengesat më të mëdha pse BE-ja nuk jep ‘dritën e gjelbërt’ edhe për kosovarët.

Analistët politik vlerësojnë se edhe  ky vit do të ketë regjim të vizave për qytetarët tanë, si pasojë e mungesës së të arriturave në këtë fushë, duke thënë se me punën që po bëjnë institucionet vizat mund të hiqen vetëm në vitin 2017-të. Edhe themelimi i Gjykatës Speciale shihet një pengesë e madhe në këtë drejtim, si dhe mosndërrimi i klasës së vjetëruar politike.

Njohësi i rrethanave politike në vend, Florim Zeqa, thotë se arsyet pse kosovarët ende nuk lëvizin pa viza janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme, duke përfshirë ato ekonomike dhe politike njëkohësisht:

florim zeqa“I kemi pengesat tjera politike nga fqinji ynë verior, Serbia, e cila përmes  aleatëve të saj në Bashkimin Europian është duke u bërë pengesë e vazhdueshme e ecjes dhe zhvillimit normal të vendit tonë. Goditja e radhës që Brukseli (me kërkesën e Serbisë) i dha Kosovës në mosliberalizimin e vizave, është themelimi i Gjykatës Speciale. Kur kësaj i shtohet mungesa e zhvillimit ekonomik dhe mungesa e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kosova as që mund të mendoëj në vendosjen e marrëdhënieve normale me vendet e Bashkimit Europian”, ka deklaruar Zeqa për portalin “tesheshi.com”.
Ai thotë se institucionet e vendit kanë bërë fare pak, andaj nuk mund të flitet për data të mundshme për liberalizimin e vizave.

“Me këtë trend të zhvillimit të ngjarjeve mund të kalojnë edhe vite e dekada. Të paparashikueshëm, liberalizimin e vizave e bën edhe themelimi i Gjykatës Speciale (pavarësisht mënyrës se themelimit të saj),…ashtu do të jenë të paparashikueshme zhvillimet e mëvonshme në skenën politike kosovare ! Megjithatë do të ishte fat i madh për qytetarët kosovarë, sikur të lëviznin të lirë dhe pa pengesa drejt vendeve të Bashkimit Europian në fillim të vitit 2017-të. Megjithatë kjo mbetet vetëm një dëshirë, një ëndërr legjitime e qytetarëve të Kosovës; me Gjykatën Speciale dhe pa heqjën e MSA-së, nuk do të ketë as fillim të bisedimeve me Brukselin për liberalizim të vizave”, ka deklaruar Zeqa.

Analisti politik, Islam Krasniqi, thotë se lidershipi kosovar nuk po punon sa duhet në kryerjen e detyrave për heqjen e regjimit të vizave, duke thënë se vet BE-ja na fajëson së nuk ka rezultate në luftimin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila e pengon edhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

islam krasniqi“Arsyet pse Republika e Kosovës nuk e  ka  marrë ende liberalizimin e vizave është luftimi i krimit të organizuar dhe  korrupsionit; gjithashtu problem mund të jetë edhe  përgjegjësia  mbi financimin e  partive  politike, riatdhesimin e emigrantëve, sigurinë e  dokumenteve, sigurimin e kufirit,  gjë që Kosova  ka treguar suksese ne hartimin e këtyre ligjeve, mirëpo zbatimi i tyrë nuk po bëhet aspak, ku pa  hapa konkretë të kësaj çështjeje nuk mund as librralizim të presim, ku një pjesë të fajit e kanë edhe misionet ndërkombëtare në Kosovë si UNMIK-u dhe  EULEX-I, të cilat nuk kanë ndihmuar  në sundimin e  ligjit aspak, por vetëm kanë punuar për individë të caktuar”, ka deklaruar Krasniqi për portalin “tesheshi.com”. Ai thotë se edhe  ky vit do të ketë regjim të vizavë për qytetarët tanë, si pasojë e mungesës së të arriturave në këtë fushë, pasojë e kësaj mungese mund të jetë edhe ngërçi politik, që gjysëm viti e la Kosovën pa  instutucione.
“Një problem mund të jetë edhe  shteti gjerman, kërkesa  e të cilëve  është që në Kosovë të ndërrohet elita  politike  dhe të shpërbëhen strukturat oligarkike. Nëse organet përgjegjëse e marrin këtë çështje me seriozitet dhe  punojnë, liberalizimi pritet të ndodhë kah gjysma e vitit të ardhshëm, sepse edhe  ata  nuk do ta lenë Kosovën pikë të zezë midis Europës”, ka deklaruar Krasniqi.

Albinot Maloku, njohës i rrethanave politike në vend, thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën është gjithsesi i rëndësishëm dhe ky proces do të duhej të ndodhte qëmoti, pra mos të ngelej vetëm qytetari i Kosovës i bllokuar. Pjesë të fajit për këtë tejzgjatje, sipas tij ka edhe mosshprehja faktike e interesit nga ana e shteteve të BE-së që çështja e liberalizimit të vizave me Kosovën të mbarojë sa më parë.

albinot maloku“Pra, nuk është veç Kosova fajtore. Nuk dua të them se BE ka pas standarde të dyfishta, ngase secili shtet i cili ka kaluar procedurat për liberalizmit të vizave; ka pas standarde që në momente janë dukur si të dyfishta, por dua të them se tani për tani BE është fajtore e mospërmbylljes së këtij kapitulli të tejzgjatur”, ka deklaruar Maloku, për portalin “tesheshi”.

Ministri i integrimeve evropiane, Bekim Çollaku, ka deklaruar më parë se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën do të përfundojë gjatë këtij viti, megjithëse ka thënë se për këtë nuk mund të ketë një datë të saktë

Ndryshe, kriteret që duhet plotësuar Kosova për liberalizim vizash, disa herë janë përmendur në Raportin e progresit të Komisionit Evropian.

Raporti i fundit, si shqetësim kryesor ka veçuar nivelin e lartë të korrupsionit, krimit të organizuar, ndikimin politik në institucione të pavarura, ndërhyrjet në gjyqësor, mungesën e reformës së administratës publike, e të tjera. /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Njihuni me njeriun ‘Piter Pan’, mbush 26 vjeç por duket si 12

Njihuni me njeriun ‘Piter Pan’, mbush 26 vjeç por duket si 12

E famshme që 6 vjeç, por heq dorë nga aktrimi për një arsye dramatike (të gjithë e njohim)

E famshme që 6 vjeç, por heq dorë nga aktrimi për një arsye dramatike (të gjithë e njohim)

Një recetë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme për të tretur dhjamin

Një recetë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme për të tretur dhjamin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni