Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

FORUM/ Analistë dhe opozitarë: Asociacioni i Komunave serbe, bosnjëzimi i Kosovës

by te Sheshi
21/08/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
FORUM/ Analistë dhe opozitarë: Asociacioni i Komunave serbe, bosnjëzimi i Kosovës

Nga Donat Maloku

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pritet javën e ardhshme  të jetë në tryezën e bisedimeve në mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.

Prishtina zyrtare insiston se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive duke thënë se do të themelohet dhe do të funksionojë plotësisht në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se përfaqësuesit e Beogradit në bisedimet që do të mbahen me Prishtinën në javën e ardhshme në Bruksel, shkojnë me synimin që të krijojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe për serbët që jetojnë në Kosovë. Gjuriq pas një takimi që ka mbajtur me përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka deklaruar se delegacioni serb në bisedimet e Brukselit do ta arsyetojë besimin që serbët e Kosovës ia kanë dhënë qeverisë serbe.

Por, si e shohin subjetet opozitare dhe analistët politikë themelimin e këtij Asociacioni. Ata kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të mos e kalojë kufirin duke thënë se Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, pasi thonë  se nëse ndodh e kundërta do të ketë bosnjëzim faktik të Kosovës.

Analistët kritikojnë Qeverinë për mbyllje dhe mostransparencë karshi këtij procesi, por sipas tyre kjo vërteton pafuqinë e ekzekutivit siç thonë në krijimin e një krijese me përmasa shkatërruese për shtetin tonë.

muharrem nitaj

Muharrem Nitaj, zëdhënësi i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një prononcim për portalin “Te Sheshi”, ka thënë se kufiri që nuk duhet ta kalojë Qeveria e Kosovës është që Asociacioni i Komunave Serbe, në asnjë situatë dhe me asnjë çmim, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.
“Në një situatë të tillë pasojat do të ishin të pariparueshme për Kosovën. Asocicioni nuk mund dhe nuk duhet ta rrezikojë rendin kushtetues dhe organizimin shtetëror të Kosovës. Kam përshtypjen se Kryeministri Mustafa nuk është transparent sa duhet kur flitet për Asociacionin dhe për marrëveshjen që duhet të nënshkruhet javën e ardhshme. Ai e ka për obligim ta njoftojë opinionin por edhe Kuvendin se çkado të nënshkruhet”, ka deklaruar Nitaj.

Nexhmedin_Spahiu

Politilogu, Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar për “Te Sheshi”, se është shqetësuese mungesa e transparences nga ana e Qeverisë karshi themelimit të Asociacionit të Komunave serbe, duke thënë se në terr vetëm gjëra të këqija e të turpshme zhvillohen. “Fuqitë ekzekutive të Asociacionit kishin me qenë bosnjëzim faktik i Kosovës”, shprehet Spahiu.

blerim burjani

Analisti, Blerim Burjani, thotë se Kosova nuk mund të lejojë në asnjë variant kompetenca ekzekutive  që do të thoshte të bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjin për vetqeverisje lokale.
“Asociacioni duhet të jetë thjesht mekanizëm konsultativ për zhvillimin e pushtetit lokal të tipit të një mekanizmi rekomandues dhe zhvillues . Çdo kompetencë tjetër e dhënë do të nënkuptonte rrezikun për riorganizim kushtetues të vendit, kjo nuk është e pranushme”, ka deklaruar Burjani për portalin “Te Sheshi”.
Ai thotë se mungesa e transparencës për Asociacionin është loja kryesore strategjike e Qevrisë së Kosovës, njëjtë si ka ndodh edhe me të gjitha marrëveshjet e tjera, ku është thënë diç tjuetër dhe në fund të dialogut janë pranuar compromise të dhimbshme nga Kosova.

florim zeqa

Njohësi i rrethanave politike, Florim Zeqa, shprehet se vendimi për themelimin e këtij Asociacioni fatkeq për Kosovën është marrë në Bruksel në marrëveshjen e 19 Prillit të vitit 2013 mes ish kryeministrave Hashim Thaçi eIvica  Daçiq, e ratikfikuar edhe në Kuvendin e Kosovës me 27 Qershor po të njëjtit vit, në emër të “normalizimit” të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë !
“Sa u përket kufijëve apo vijave të kuqe të cilat Qeveria e jonë nuk do duhej t’i kalojë në lidhje me këtë krijesë artificiale janë kompetencat ekzekutive të këtij Asociacioni dhe lidhja lineare me Beogradin në njërën anë, ndërsa në tjetrën me komunat, kishat dhe manastiret serbe në brendi të Kosovës, e cila gjë shkakton ndarjen gjeografike të Kosovës sipas parimit etnik dhe ndarjen e sovranitetit të shtetit tonë sipas orekseve të shtetit serb”, thotë Zeqa.
Kurse, lidhur me mostransparencën e Qeverisë për këtë proces, analisti Zeqa thotë se kjo gjë vërteton pafuqinëinë e ekzekutivit tonë në parandalimin e themelimit të kësaj krijese me përmasa shkatërruese për shtetin tonë. “Pas themelimit të këtij Asociacioni, shteti i Kosovës po dëmtohet në parim dhe përmbajtje, po shëndrrohet në formën që e ka dëshiruar Serbia; ‘Më pak Republikë e më shumë se Autonomi për shqiptarët e Kosovës””.

Edhe, Grupi për Studime Juridike dhe Politike kërkon nga Qeveria e Kosovës që të jetë e kujdesshme në procesin e dialogut në lidhje me . Po ashtu, GSJP shpreh brengën për mungesën e transparencës, informimit dhe mbylljen e plotë të Qeverisë në raport me kornizën mbi të cilën kjo e fundit po e planifikon themelimin e Asociacionit. GSJP kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’i përmbahet kufijve kushtetues dhe parimeve të cilat do të garantojnë që Asociacioni të mos shndërrohet në mjet të ndarjes etnike të Kosovës .

Ndryshe, Lëvizja “Vetëvendosje”, ka zhvilluar të enjten një aksion ku u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që t’i bashkohen organizimeve, tubimeve të saj, për të parandaluar krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ose, siç e kanë quajtur ata, të “Zajednicës”. Aktivistët e VV-sëv kanë zbuluar një afishe para hyrjes së Kuvendit, në të cilën kanë ilustruar Kosovën në dy mënyra: “Kosova pa Zajednicë”, si një tërësi e vetme, dhe “Kosova me Zajednicë”, e copëtuar. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Turqia ia kalon Greqisë për numrin e plazheve të pastra

Turqia ia kalon Greqisë për numrin e plazheve të pastra

VIDEO/ Një mënyrë ndoshta efikase, për të zgjuar fëmijët nga gjumi në mëngjes

VIDEO/ Një mënyrë ndoshta efikase, për të zgjuar fëmijët nga gjumi në mëngjes

Britanikët hapin ambasadën në Teheran, katër vjet nga sulmi që solli mbylljen e saj

Britanikët hapin ambasadën në Teheran, katër vjet nga sulmi që solli mbylljen e saj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni