Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

FORUM/ A i duhet Kosovës një parti e re si alternativë serioze qeverisëse? – flasin analistët

by te Sheshi
21/04/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
FORUM/ A i duhet Kosovës një parti e re si alternativë serioze qeverisëse? – flasin analistët

Nga Donat Maloku

Në Kosovë janë katër parti që dominojnë skenën politike që nga paslufta: PDK-LDK-AAK dhe Lëvizja “Vetëvendosje”. Tri të parat kanë qenë dhe janë në qeverisje, ndërsa “Vetëvendosje” ka marrë pushtetin në Prishtinë.

Ikjet e qytetarëve nga vendi në drejtim të vendeve të perëndimit kanë shkaktuar zhgënjim të madh me klasën politike në tërësi. Duke parë këtë pakënaqësi, gjithnjë e më shumë po rriten zërat se Kosova ka nevojë  për një parti të re politike që seriozisht sfidon partite aktuale.

Në një të ardhme jo të largët, vendit mund t’i shtohet një subjekt i ri serioz politik, i drejtuar nga figura të jetës publike në vend, kryesisht nga shoqëria civile. Kjo, pasi klasa politike aktuale konsiderohet e shpenzuar dhe e degraduar nga qytetarët e vendit.

Ata nuk presin që partitë që përbëjnë skenën politike kosovare ta nxjerrin vendin nga kriza e thellë ekonomike, varfëria sociale dhe të ofrojnë një edukim të mirëfilltë arsimor.

Ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës, analistë dhe njohës të së Drejtës Kushtetuese, vlerësojnë se vendit i duhet një alternative e re qeverisëse, parti e cila do të qeveriste së bashku me qytetarët e jo që pasurohet në kurriz të tyre.
988520_767146323392179_6607263325549504994_n

Eqrem Kryeziu, ish-deputet i LDK-së në një prononcim për portalin ‘Te Sheshi’,  thotë se besimi i qytetarëve tek partitë aktuale ka humbur dhe një parti e re do të ishte një alternativë e re. “I duhet një forcë e re politike, meqë besimi tek partitë ekzistuese është komprometuar keq. Natyrisht, forca eventuale e re do të ishte parodi, po qe se do të kishte ngjashmëri me “kualitetet” në qarkullim”, ka thënë Kryeziu.

Ditar Kabashi, student i masterit në të Drejtën Kushtetuese, vlerëson se duhet një alternativë me ide rrënjësisht reformatore që konteston gjithçka dhe do të dijë të ndajë shapin nga sheqeri, pa pasur kompleksin e ndërvarësisë ndaj faktorëve burokratikë apo ndaj të fuqishmëve ekonomikisht.  Sipas tij vendit i duhet një subjekt që qeverisë së bashku me popullin e jo që e sundon atë.

11068013_767146346725510_8768717524970115773_n

“Megjithatë, krijimi i subjekteve nuk sjell ndonjë risi esenciale në aureolën politike dhe kjo është dëshmuar në Kosovë ndoshta si askund tjetër. Kaq pak popull e kaq shumë parti lë të kuptohet se puna nuk qëndroka te regjistrimi i partive a iniciativave. Në thelb, është varfëria e origjinalitetit të programeve, një “copy-paste” i tyre me përjashtime të rralla dhe diferencim vetëm në lartësinë e premtimeve elektorale që në fund të duket se cili na qenkësh më qesharak. Prandaj, duke e ditur se edhe në subjektet aktuale ka individë që e duan këtë vend, apo marrë parasysh edhe potencialin e konsiderueshëm të shoqërisë civile, do të ishte krucial krijimi i një elite të re, jo në kuptimin që do të sundonte popullin, por do të qeveriste bashkë me të. Kjo do të prodhonte një kulturë të re politike, të pa importuar me modele krejtësisht joautoktone, një version të qartë e konkret të një alternative politike, e cila sipas meje, do të synojë ndryshimin në mentalitet e pastaj në praktikë. Materializimi apo jo i saj në subjekt të veçantë politik do të ishte vetëm një rezultat që më tepër do të perceptohej formalisht. S’ka rëndësi emri i subjektit, qoftë i ri apo ekzistues. Bazik është ndryshimi dhe alternativa që do rizgjojë entuziazmin e zbehur të popullit dhe do të fuqizojë Republikën si vlerë të përbashkët dhe indentitet për ne”, ka deklaruar Kabashi, për portalin ‘Te Sheshi’.

11169860_767146453392166_1128118784757399214_n

Blerim Burjani, njohës i çështjeve politike në vend, thotë se Kosova është në pritje të një alternative të re politike. Ai thotë se partite aktuale në Kosovë nuk meritojnë vëmendjen e qyetetarëve të zhytur në shumë biznese e korrupsion dhe paligjshmeri . “Fitohet përshtypja se këta tallen me veten , bëjnë qef me para të popullit, zgjidhin telashe familjare, të gjithë kë e kane pru këtë gjendje. Pa një alternativë tjetër politike shteti nuk konsolidohet. Kjo klasë politike e karakterizon rivialiteti i fuqishëm politik dhe  si të tillë kanë ndarë popullin në patriot dhe trathtarë në keqbërës dhe korrupsionist. Nuk hezitojnë të ulën dhe të pinë kafe së bashku dhe të ndërrrojnë fjalë sa herë e shohin të interest. Kjo klasë është komprementuar politikisht”, vlerëson Burjani.

Mediet ditëve të fundit kanë raportuar se publicisti Dukagjin Gorani bashkë me disa figura të jetës publike në vend, po e shqyrtojnë mundësinë e themelimit të një partie të re politike, duke thënë se ajo momentalisht është vetëm në nivel të takimeve dhe diskutimeve mes miqve dhe kolegëve.

Akademik Rexhep Qosja ka deklaruar kohë më pare për media se është e rëndësishme për vendin themelimi i një partie të re, me program që do të ndryshonte thelbësisht prej programeve të partive tjera.

Ndryshe, anketa të ndryshme të bërë në vend, kanë rezultuar se Kosovës i duhet një subjekt i ri politik që në fokus do të kishte mirëqenien e qytetarëve. /tesheshi.com/

Related Posts

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Next Post
REDAKSIONALE/ A është eksodi tritoli (çuditërisht) i munguar i kësaj periudhe?!

REDAKSIONALE/ A është eksodi tritoli (çuditërisht) i munguar i kësaj periudhe?!

Liga e Kampioneve: Barcelona dhe Bayern Mynih në gjysmëfinale

Liga e Kampioneve: Barcelona dhe Bayern Mynih në gjysmëfinale

Kontabilisti 93 vjeçar i Aushvic: Ja pse meritoj të dënohem

Kontabilisti 93 vjeçar i Aushvic: Ja pse meritoj të dënohem

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni