Siç raporton sot rrjeti informativ britanik BBC, skuadra MekLaren (McLaren) ka vendosur të furnizohet me motorët Mercedes nga sezoni i vitit 2021 e tutje.
Marrëveshja e arritur parashikon përdorimin e motorëve Mercedes së paku deri në fund të 2024-s.
Vendimi është marrë me synimin për ta bërë McLaren-in një makinë që të garojë për trofe, ndryshe nga sa ka ndodhur në vitet e fundit. Bëhet fjalë për përtëritjen e një partneriteti të parë më herët që nga 1995-ta gjer në mbarim të 2014-s.
Tre sezonet e mëpastajme asokohe të bashkëpunimit me Hondën nuk patën dhënë rezultatet e dëshiruara; kontrata aktuale me Renonë (Renault) përfundon në sezonin pasues, në 2020-n.
Mercedesi ka vënë standardin për motorët në epokën e atyre hibridë, nënvizon BBC.
Meklaren është në vend të katërt për konstruktorë në sezonin e tanishëm të Formulës Një, pas skuadrave Mercedes, Ferrari dhe Red Bull. /tesheshi.com/