Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Foreign Policy: Fitorja e Trump, fundi i një epoke për Kosovën, Bosnjën, Serbinë e më tej

by te Sheshi
28/11/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Foreign Policy: Fitorja e Trump, fundi i një epoke për Kosovën, Bosnjën, Serbinë e më tej

Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, është nga pak vendet që mund të mburret me një statujë të Bill Klintonit. Monumenti me ngjyrë të artë përshkruan ish-presidentin amerikan që ngre dorën në një gjest që ka domethënien e lidershipit, por që nga afër më shumë ngjan sikur po thërret një taksi. Shqiptarët etnikë të Kosovës e nderojnë Klintonin për rolin e tij në luftën që liroi vendin e tyre nga regjimi serb dhe vendosi protektoratin e administruar nga OKB në vitin 1999 e që solli më pas, në vitin 2008, pavarësinë. Por shkëlqimi i statujës ka nisur të zbehet sikundër edhe lustra ka nisur të cifloset – ashtu si edhe trashëgimia e periudhës “Klinton” në Ballkan.

Ashtu si Klinton i dha formë Ballkanit Perëndimor gjatë luftërave të viteve 1990, këto luftëra formësuan pikëpamjet e tij të politikës së jashtme – dhe ato të bashkëshortes së tij. Intervencionizmi liberal përqafuar nga Hillari Klinton u farkëtua gjatë përpjekjeve amerikane për të arritur paqen në Bosnje dhe në Kosovë. Kur mbështeti veprimin ushtarak në Libi në vitin 2011, Hillari  evokoi kujtimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995. Vendet ballkanike prisnin që zonja Klinton të vazhdonte përpjekjet e saj të forta për të ndërtuar një rend ndërkombëtar liberal nëse ajo do të zgjidhej presidente.

Por humbja e zonjës dhe fitorja e Donald Trump kumton kohë të vështira për Kosovën dhe pasiguri për Ballkanin e më gjerë. Fitorja e Trump ka trimëruar presidentin autoritar të Rusisë, Vladimir Putin, mik i Serbisë dhe nacionalistëve serbë në Bosnjen fqinje, dhe armik i palëkundur i vetë ekzistencës së Kosovës. Kjo në këmbim mund të inkurajojë Turqinë të përdorë ndikimin që ka mes muslimanëve në Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri. Shpresat evendeve të Ballkanit për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të një Bashkimi Europian të prosperuar e të bashkuar po nisin të zbehen.

Në Beograd, një kandidat për zgjedhjet presidenciale të Serbisë festoi fitoren e Trump në Amerikë duke kënduar një këngë në parlament ku apelonte presidentin e zgjedhur të dëbonte muslimanët e të bashkonte forcat me Putinin. Në Moldavi, Igor Dodon fitoi presidencën më 13 nëntor duke marrë pikë nga afërsia me Putinin dhe kishën ortodokse, e duke mposhtur rivalin pro-europian që deklarohej fort kundër korrupsionit. Në të njëjtën ditë, edhe në Bullgari fitoi një kandidat me lidhje miqësore me Rusinë.

Qeveria e Malit të Zi ka akuzuar Rusinë dhe nacionalistët serbë se po komplotojnë për të vrarë kryeministrin Milo Gjukanoviç, më 16 tetor, ditën e zgjedhjes së tij. Synimi, thotë qeveria, ishte të ndalonte hyrjen e Malit të Zi në NATO, që është drejt përfundimit. Ka nga ata që mendojnë, sidoqoftë se Gjukanoviç e shpiku historinë për të marrë më shumë vota për partinë e tij.

Të alarmuar nga shtriqja e muskujve të rusëve, muslimanët e rajonit kanë kthyer sytë nga lideri autoritar i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Më 14 nëntor, ambasadori i ri turk në Bosnje përcolli një fjalim ku theksonte “historinë e përbashkët të popujve tanë”, në një apel që me siguri sjell në mendje kujtimet historike të “zgjedhës” osmane mbi serbët dhe kroatët.

Megjithatë, ata që shpresojnë se ndryshimi i regjimit në Amerikë do t’u lejojë të trazojnë ballancën e pushtetit, të vendosur me gjak gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990, mund të zhgënjehen. Nacionalistët serbë kishin shpresa se Xhorxh Bush, pasardhësi i Bill Klintonit, do t’i ndihmonte të rifitonin disa nga humbjet e tyre në luftërat e Ballkanit. Në vend të kësaj, Kosova shpalli pavarësinë me mbështetjen e plotë amerikane gjatë mandatit të tij.15218758_1118521571600510_63191445_n

Një diplomat i rajonit spekulon se efektet e miqësisë mes Trump e Putin do të jenë të kundërta me ato që shpresojnë serbët, duke bërë që Rusia të humbë interesin për rajonin. Arsyeja kryesore e Putinit për përfshirjen në Ballkan ka qenë kundërpërgjigja ndaj vendeve perëndimore për mbështetjen që u dhanë sanksioneve ndaj Rusisë dhe ndihmën që i dhanë Ukrainës. Me Trump në Shtëpinë e Bardhë, ai mund të ketë shumë më pak shkas për kundërpërgjigje.

Dimitar Bechev, akademik dhe autor bullgar i një libri të fundit për ndikimin rus në Ballkan, paralajmëron kundër ekzagjerimit të rolit të faktorëve të jashtëm. Politikanët bullgarë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit shfrytëzojnë rrjetet që shkojnë deri në Rusi si burime ndikimi dhe financimi, sidomos në biznesin e energjisë. Por, për pjesën më të madhe, ata i marrin vendimet bazuar mbi interesat e tyre e jo të atyre që ndikojnë nga jashtë.

Problem është se luajtja me kartën pro–ruse, ose edhe atë pro-turke,  zakonisht përdoret si shmangie e vëmendjes për dështimet e tyre, të përballjes me detyra urgjente të rritjes  së punësimit dhe përmirësimit të shkollave dhe kujdesit shëndetësor. Këto karta largojnë vendet nga përpjekjet për të ndërtuar demokracinë që ka qenë një prioritet i Bashkimit Europian dhe deri tani, edhe i Amerikës.

“Nga pikëpamja e qeverisjes, ne jemi duke rënë gjithnjë e më poshtë”, thotë Alida Vraçiç, analiste boshnjake në kompaninë gjermane të thithjes së opinionit, SWP. Progresi i ngadaltë i vendeve të Ballkanit drejt integrimit në BE ka përkeqësuar gjithçka. Në raportin e përvitshëm të publikuar më 9 nëntor, Komisioni Europian tha se asnjë vend nuk ka bërë shumë progrespër të plotësuar standardet e anëtarësimit në BE. Maqedonia, madje, ka ecur pas.

Jo habitshëm, popullsitë e vendeve të Ballkanit po tkurren. Të rinjtë po emigrojnë ku të munden drejt vendeve më të prosperuara europiane. Ata që mbeten janë në rrezik të përshtasin Putinin, Trumpin apo Erdoganin si modelet e tyre drejtuese. Ndërsa statuja e Klintonit kriset, kështu po i ndodh edhe joshjes për në BE dhe shembullit perëndimor.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!
Lindja e Mesme

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Merkel publikon axhendën: Një pasdite me Edi Ramën

Merkel publikon axhendën: Një pasdite me Edi Ramën

I bën një shaka qenit që s’e ka parë për disa muaj, reagimi i kafshës është prekës (video)

I bën një shaka qenit që s’e ka parë për disa muaj, reagimi i kafshës është prekës (video)

Ngelen pa energji disa zona për shkak të motit, OSHEE: Jemi në gatishmëri

Ngelen pa energji disa zona për shkak të motit, OSHEE: Jemi në gatishmëri

TË FUNDIT

  • Të fundit
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni