Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Foreign Policy: Donald Trump apo shndërrimi i botës në një vend më të sigurtë për diktatorët?

by te Sheshi
05/01/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Foreign Policy: Donald Trump apo shndërrimi i botës në një vend më të sigurtë për diktatorët?

GRAND RAPIDS, MI - DECEMBER 9: President-elect Donald Trump looks on during a rally at the DeltaPlex Arena, December 9, 2016 in Grand Rapids, Michigan. President-elect Donald Trump is continuing his victory tour across the country. (Photo by Drew Angerer/Getty Images)

Për 100 vjet, Shtetet e Bashkuara ka mbështetur demokracitë në të gjithë botën. Presidenti Trump duket se është gati ta ç’bëjë këtë shtyllë të sigurisë dhe rregullave amerikane.

Më 2 prill 1917, gjatë një fjalimi në Kongres ku kërkonte shpalljen e luftës ndaj Gjermanisë, Woodroë Wilson dha një nga frazat më rezonante në historinë e presidencës së tij: “Bota duhet të bëhet e sigurtë për Demokracinë”. Një brez më pas, Franklin D. Roosevelt dhe Winston Churchill publikuan Kartën e Atlantikut, ku angazhoheshin ndaj aleatëve të Luftës së Dytë Botërore “të mbronin të drejtat e të gjithë popujve për të zgjedhur formën e qeverisë nën të cilën do të jetojnë”. Që nga ajo kohë, të gjithë presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë këmbëngulur se siguria kombëtare e Amerikës varet nga përhapja e demokracisë dhe të drejtave të individit në botë.

Por, Donald Trump, që do të marrë detyrën në qindvjetorin e fjalimit të famshëm të Uillsonit, mund të jetë presidenti i parë që kur Amerika u shndërrua në një fuqi botërore, që thjesht nuk e beson atë. Sipas “Foreign Policy”, ne të gjithë duhet të trembemi për pasojat.

Sulmet e shfrenuara dhe shpesh të shëmtuara të presidentit të zgjedhur mbi gazetarët, kritikët dhe kundërshtarët politikë tregojnë mjaft qartë përbuzjen e tij për normat demokratike. Ai ka shfaqur vlerësim zero për parime të tilla si ligji ndërkombëtar apo për detyrimin për të pranuar refugjatë, apo për të kufizuar përdorimin e torturës.

Interesi i tij për të drejtat demokratike jashtë territorit është edhe më neglizhent. Liderët botërorë që ai ka vlerësuar më shumë, përfshijnë Vladimir Putinin e Rusisë, Erdoganin e Turqisë dhe

Abdel Fattah el-Sisi të Egjiptit. Trump që tani është aq mik me Sisin sa ishte në gjendje ta bindte atë për të hequr dorë nga një rezolutë në Këshillin e Sigurimit që dënonte ndërtimin e vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara arabe.

Trump tashmë ka caktuar anëtarët kyçë të ekipit të tij kombëtar të sigurisë. Dy janë gjeneralë në pension, ndërsa Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, është shef ekzekutiv i një kompanie gjigande nafte.

Asnjë nga të tre mund të mos rezultojë se ka simpati ndaj pretendimit Uillsonian, por eksperienca e tyre i ka mësuar t’i kushtojnë më shumë rëndësi strategjisë ushtarake dhe ekonomike të liderëve të huaj sesa angazhimeve të brendshme politike. Asnjë prej tyre mund të mos jetë i përgatitur të frenojë dashamirësinë intuitive të Trump – ndoshta zilia do të ishte fjala më e saktë – për diktatorët.

Kjo me të vërtetë që do të ishte diçka e re në jetën amerikane. Si neokonët, që mbështetën Axhendën e Lirë të Xhorxh Bushit, edhe avokatët e retorikës së Barack Obamës për ndërtimin afatgjatë të institucioneve, kanë më shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin sesa me mentalitetin e ftohtë përllogaritës që mund të drejtojë administratën Trump.

Ashtu si Henry Kissinger shkroi në “Diplomacy”, ne jemi të gjithë (ndoshta përveç vetë Kisingerit) fëmijë të Uillsonit. Të gjithë përveç realistëve më të ashpër pranojnë premisën se është në interesin e Shteteve të Bashkuara të formësojnë një jetë më të mirë për njerëzit në vende të tjera, edhe në rastin kur nuk janë dakord për instrumentet që duhen përdorur dhe sa efektive kanë gjasa të jenë.

Ka nga ata skeptikë të misionit të vetëmarrë përsipër nga Amerika për reformimin e globit, si akademiku-diplomat George Kennan, që kanë argumentuar se Shtetet e Bashkuara do t’u shërbejnë më mirë interesave të tyre duke praktikuar demokracinë në shtëpinë  e tyre sesa duke e promovuar atë jashtë. Kjo edhe mund të qëndrojë; por nuk është predispozicion që presidenti Trump ka gjasa ta testojë, duke pasur parasysh mospëlqimin ndaj Amendamentit të parë dhe devocionit të shfaqur së fundmi ndaj amendamentit të Dytë sikundër edhe promovimin e teorive dhe gënjeshtrave të pastra në rrjetet sociale. Sipas të gjitha gjasave, Shtetet e Bashkuara në vitet që vijnë as nuk do të kërkojë të mishërojë apo të rrënjosë virtytet e Demokracisë.

Po përse do të donin Shtetet e Bashkuara “ta bënin botën më të sigurtë për Demokracinë”. Uillsoni besonte se qeveritë autokratike, të drejtuara nga interesat egoiste të liderëve më shumë sesa nga dëshirat e qytetarëve, do të shkatërronin përpjekjet për të vendosur një “harmonizim për paqen” ashtu si ai e imagjinonte. Vetëm demokracitë do të rrisnin besimin mes njëra-tjetrës.  Historia që pasoi mund të ketë treguar se besimi i Uillsonit ishte naiv, por ajo nuk e ka diskredituar premisën se demokracitë janë rojtarë më të mirë të zbatimit të ligjit dhe vendosjes së paqes në rendin botëror sesa diktaturat.

Nëse një demokraci nuk drejton promovimin e parimeve liberale e demokratike, siç ka ndodhur përgjatë shekullit të fundit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, askush nuk mund ta bëjë. Ky vakum do të mbushet nga dikush tjetër, vlerat e të cilit nuk janë as demokratike e as liberale. Premtimi i Donald Trump për ta bërë Amerikën madhështore sërish do të shndërrohet në një farsë tragjike.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse
Bota & Rajoni

“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

17/05/2025
A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?
Afrika

A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

17/05/2025
Next Post
Me qepë, limon e mjaltë, shurupi që mban kollën larg jush

Me qepë, limon e mjaltë, shurupi që mban kollën larg jush

“Novosti”: Nikoliç megjithatë nuk do të vizitojë Kosovën

“Novosti”: Nikoliç megjithatë nuk do të vizitojë Kosovën

LG zbulon TV-në e murit vetëm 2.6mm i hollë, mund të varet në mur me magnet

LG zbulon TV-në e murit vetëm 2.6mm i hollë, mund të varet në mur me magnet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni