Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nisur nga rasti Khan, “Foreign Policy”: Kur muslimanët shpëtojnë jetë; kujtoni dhe rastin shqiptar me hebrenjtë

by te Sheshi
05/08/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Nisur nga rasti Khan, “Foreign Policy”: Kur muslimanët shpëtojnë jetë; kujtoni dhe rastin shqiptar me hebrenjtë

Khizr Khan, father of Humayun S. M. Khan who was killed while serving in Iraq with the US Army, gestures as his wife looks on during the fourth and final day of the Democratic National Convention at the Wells Fargo Center on July 28, 2016 in Philadelphia, Pennsylvania. / AFP / Timothy A. CLARY (Photo credit should read TIMOTHY A. CLARY/AFP/Getty Images)

Duke marrë shkas nga rasti i ushtarit amerikano-musliman Humayun Khan, vrarë në Irak, prindërit e së cilit po udhëheqin një fushatë kundër kandidatit Donald Trump, agjencia amerikane Foreign Policy i ka kushtuar një shkrim rolit prej jetëshpëtuesish  të muslimamëve përgjatë historisë, të cilët janë frymëzuar nga besimi i tyre, me titull: “Islami është fe e paqes”   

Duke dashur të destruktojnë stereotipet negative të nxitura vitet e fundit kundër tyre,  Foreign Policy paraqet një tjetër tablo të muslimanëve dhe besimit të tyre, Islamit.

Dhe ajo çfarë është interesante, shkrimi ka në brendësi evidentimin e rastit shqiptar të mbrojtjes së hrebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Edhe në atë rast, theksohet në shkrim, burimi ka qenë besimi e tyre, Islami i tyre, që i ka nxitur të shpëtojnë jetë njerëzish, edhe pse të një besimi tjetër.          

Shkrimi:

Shërbimi vetëmohues i kapitenit Humayun Khan, ushtarit të vrarë në Irak, i cili thuhet se ishte musliman i devotshëm, mund të ketë qenë frymëzuar drejtpërdrejtë nga besimi i tij.

Ekziston arsye e fortë të besohet se Islami ishte aspekti kryesor, më tepër sesa ndonjë koinçidencë, për heroizmin e tij.

Kohët e fundit ka dominuar një narrativë për islamin në SHBA dhe nëpër botë, si një “fe e dhunës”.

Ekstremistë muslimanë kanë qenë në mënyrë të padiskutueshme përgjegjës për kryerjen e shumë vrasjeve masive gjatë dy dekadave të fundit.

Dhe terroristët kanë keqpërdorur disa ajete kuranore, me qëllim të arsyetimit të krimeve të tyre monstruoze.

Që nga sulmet e 9/11, islamofobia është ngritur në qiell në SHBA dhe në mbarë botën.

Sulmet e fundit, në SHBA, Francë, Indi, Mali, Nigeri, Pakistan dhe Britani të Madhe, përgjatë Lindjes së Mesme dhe tjetërkund, kanë përforcuar edhe më tepër këto stereotipe.

Racizmi dhe ksenofobia që kanë pasuar, kanë depërtuar edhe në politikë dhe politikat shtetërore. Rasti konkret më i freskët është propozimi i Trump-it për ndalimin e hyrjes së gjithë muslimanëve (madje edhe përkohësisht) në SHBA.

Por historia tregon se mësimet dhe praktikat islame u kanë ofruar besimtarëve muslimanë burim të jashtëzakonshëm të vetëmohimit, ndjeshmërisë (empatisë) dhe kurajos (guximit).

Çdoherë që janë kryer krime kundër njerëzimit, muslimanët të frymëzuar nga besimi i tyre, kanë shpëtuar njerëz të feve të tjera, përfshirë këtu të krishterë dhe hebrenj.

Vetëm kujtojeni Abd el-Kader, një lider i devotshëm musliman, i cili ka shpëtuar mijëra të krishterë në Damask në vitin 1860, nga vrasësit plaçkitës. Ai përshkroi mbrojtjen e jetës së njerëzve të pafajshmit si një obligim fetar, duke cituar ajetin kuranor se “të shpëtosh jetën e njeriu është si të shpëtosh gjithë njerëzimin”.

Veprimet e Kader-it ishin admiruar aq shumë atëbotë, sa që presidenti i atëhershëm i SHBA-ve i kishte dërguar atij për dhuratë disa revole Colt,  si dhe e kishte emërtuar një qyteti në Iowa, me emrin e tij.

The New York Times shkroi asokohe se Kader “meriton të renditet ndër njerëzit më të mëdhenj të shekullit të 19-të”.

Me përjashtim të disa muslimanëve, si rasti i myftiut të madh të Jerusalemit, Haj Amin al-Husseini, i cili bashkë me nazistët bëri komplot gjatë Holokaustit, muslimanët tjerë në Shqipëri, Bosnjë, Gjermani, ish*Bashkimin Sovjetik, Turqi, në fakt kanë shpëtuar me qindra jetë hebrenjsh.

Memoriali i Holokaustit në Izrael, Yad Vashem, ka shpallur edhe zyrtarisht mbi 70 muslimanë si “Më të mirët e njerëzimit jo-hebrenj| të cilët rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë atij gjenocidi.

Për shembull, në Shqipëri (vendi i vetëm në Evropë me shumicë muslimane në atë kohë), pothuajse të gjithë hebrenjtë e atyshëm, arritën t’i mbijetojnë gjenocidit. Kodi shqiptar i nderit i njohur si “Besa”, detyronte të gjithë banorët lokalë që t’u dalin në mbrojtje njerëzve në nevojë.

Ky kod është bazuar në parimet islame, parime këto të cilat e konsiderojnë të shenjtë shpëtimin e një jete njeriu. Biri i një shqiptari, i cili është shpallur nga Yad Vashem si “Më i miri prej njerëzimit” ka sqaruar se i ati i tij ka strehuar katër familje hebreje sepse, siç sqaron ai: “si muslimanë të devotshëm ne jemi detyruar të zgjerojmë mbrojtjen dhe humanizmin edhe tek hebrenjtë. Përse? Besa, miqësia dhe Kur’ani i shenjtë”, është përgjigja. Madje edhe Albert Einstein ka përfituar nga ndihma e shqiptarëve gjatë emigrimit të tij nga Evropa për në SHBA.

Disa muslimanë kanë shpëtuar në mënyrë heroike muslimanët dhe jo-muslimanët gjatë gjenocidit të vitit 1994 në Ruanda, njëjtë si në Damask dhe Shqipëri, me të njëjtin motiv: për shkak të parimeve të tyre fetare.

Muslimanët kanë fshehur popullatën Tutsi, në mesin e vendeve tjera edhe nëpër xhamia, për shkak se janë treguar më të sigurta sesa kishat.

Yahya Msengiyuma, i vetëm, ka shpëtuar më shumë se 50 banorë Tutsi.

Gjatë viteve në vijim, mijëra ruandas mirënjohës janë konvertuar në islam, duke dyfishuar kështu numrin e besimtarëve në vend.

“Po të mos ishin muslimanët, familja ime do të ishte e vdekur tashmë”, thotë Aisha Uëimbabazi, njëra prej këtyre të konvertuarve mirënjohës”.

Dhe lista e heronjve muslimanë vazhdon.

Vetëm gjatë këtij dhjetori, militantët e al-Shabab, të cilët kanë një histori të vrasjes së jo-muslimanëve, sulmuan një autobus në Kenia.

Kur u urdhëruan të ndahen në baza fetare, pasagjerët muslimanë refuzuan, dhe për më tepër u dhanë grave krishtere mbulesën për t’u identifikuar si muslimane, ndërkohë që tjerët i fshehën prapa valixheve.

Në këtë mënyrë vrasësit u larguan, dhe u pengua një vrasje masive e të krishterëve.

Sekretari kenian i qeverisë me këtë rast vlerësoi lart pasagjerët muslimanë për shfaqjen e unitetit fetar, duke thënë: “Ky është një mesazh shumë i mirë për vëllezërit dhe motrat e tona nga komunitetit musliman”.

Dhe së fundi, muajin e kaluar, në një restorant në Bangladesh, Faraz Hossain, një musliman nga Bangladeshi me studime në Universitetin Emory, ishte ndër viktimat e sulmit të militantëve të armatosur. Duke kërkuar të vrasin të huajt, militantët i kishin dhënë mundësinë Hossain-it që të lëshojë shpëtojë jetën e tij. Por ai refuzoi të braktisë dy miqtë e tij të cilët kishin veshur veshje perëndimore dhe ishin prezentuar si qytetarë të ardhur nga India dhe SHBA-të.

Gjithë këta burra dhe gra, u përpoqën që të mbrojnë të tjerët, duke rrezikuar në këtë mënyrë veten, familjet dhe komunitetin e tyre, për të vetmën arsye: të frymëzuar nga besimi i tyre.

Roli i rëndësishëm, tejet i nënvlerësuar dhe rrallëherë i publikuar në publik, si shpëtimtarë gjatë konflikteve, përfshirë gjenocide dhe krime tjera masive, duhet të na kujtojë faktin se muslimanët, si edhe grupet tjera fetare, nuk janë homogjene.

Ngjashëm, Kur’ani sikurse edhe tekstet tjera fetare, mund të interpretohet në mënyra të ndryshme – herë për keq, por shpeshherë për mirë.

Politikëbërësit, nëse dëshirojnë të jenë efektiv, duhet të kuptojnë se njerëzit janë më kompleks sesa stereotipet mbi grupet të cilave u takojnë. Në fakt, zyrtarët duhet të nxjerrin në pah rastet e sjelljeve të guximshme nga ana e muslimanëve të devotshëm.

Kjo jo vetëm që do të na ofronte të dhënat komplete mbi të kaluarën, por do të motivonte edhe individë të tjerë, përfshirë këtu bashkëkombasit e tyre fetarë, që të ndjekin shembullin e këtyre muslimanëve heroikë në kohëra krizash.

Kapiteni Khan bëri sakrificën e fundit për SHBA-të. Duke vepruar kështu, ai iu bashkua në një linjë të gjatë të muslimanëve të cilët sakrifikuan me vetëmohim për të shpëtuar të tjerët.

Për fund, përveç se duhet të lexojë Kushtetutën – rekomandim ky nga Khizr Khan – Trump duhet të lexojë më shumë për historinë, për rolin e muslimanëve në vendin tonë dhe në botë, të cilën Trump synon ta udhëheqë.

Përgatiti: Jeton Zenuni – /tesheshi.com/  

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Ristani rikthen Metën në krah të Ramës, PD nuk e akuzon prej kohësh

Ristani rikthen Metën në krah të Ramës, PD nuk e akuzon prej kohësh

Keku i 4 filxhanëve, pa yndyrë dhe pa vezë

Keku i 4 filxhanëve, pa yndyrë dhe pa vezë

Ambasadorët në Kosovë mbledhin politikën për Demarkacionin, por palët s’lëvizin nga qëndrimet

Ambasadorët në Kosovë mbledhin politikën për Demarkacionin, por palët s’lëvizin nga qëndrimet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni