Sipas studimeve të kryera disa erëza kanë veti shumë të mira për trurin, pasi ndikojnë në një kujtesë shumë të mirë, luftojnë ankthin dhe depresionin, si dhe parandalojnë disa lloj tumoresh të trurit. Ja cilat janë këto erëza.
1. Majdanozi
Një lloj flavonoidi që gjendet tek kjo erëz, i quajtur Apigenin, ndikon në ripërtëritjen e qelizave të trurit dhe ndihmon në luftën kundër depresionit dhe sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundjes Parkinson.
2. Kamomili
Kamomili njihet për vetitë e tij për të luftuar ankthin, stresin dhe depresionin prandaj ai duhet konsumuar në mbrëmje për një gjumë të qetë dhe për një dozë natyrale anti- stres.
3. Sherebela
Sherebela ka dhënë rezultate shumë të mira për përmirësimin e kujtesës dhe të mirëfunksionimit të trurit.
4. Hudhra
Sipas studimeve më të fundit, konsumimi i vazhdueshëm i hudhrës ndikon në luftën kundër tumoreve në tru./teshseshi.com/