Fokaçe me mish të grirë dhe djathë
Përbërësit për një tavë me madhësinë e furrës:
250 gr miell
6 gr maja
150 ml ujë të vakët
20 ml vaj ulliri
½ lugë kafeje me kripë
½ lugë kafeje me sheqer
Për mbushjen:
Mish i grirë
Djathë të butë sipas dëshirës
Rozmarinë
Përgatitja:
Bashkojmë gjithë përbërësit e brumit dhe i punojmë deri sa të përftojmë një masë të ngjeshur por jo shumë të fortë. Ndajeni brumin në dy copa dhe lëreni të pushojë deri sa të jetë dyfishuar volumi.
Hapini petët, shtroni njërën në tavë, vendosni mishin e grirë dhe djathin. Sipër tyre vendosni petën tjetër. Shtoni pak rozmarinë, kripë dhe vaj ulliri dhe futeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për rreth 20 minuta. /tesheshi.com/