Kriza e shkaktuar nga pandemia e virusit koronar po zgjat më shumë sesa pritej dhe disa vendeve do t’u duhen vite para se ekonomitë e tyre të fillojnë të rriten përsëri, tha Geoffrey Okamoto, zëvendës drejtori i parë i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Sipas Reuters, Okamoto kujtoi në takimin në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndarë 90 miliardë dollarë për financimin emergjent të pothuajse 80 vendeve, por vazhdon të punojë me vendet anëtare për të frenuar pandeminë dhe pasojat e saj.
“Ne po përpiqemi të ruajmë forcën tonë financiare”, tha ai.
“Do të duhen disa vjet për t’u kthyer në rritje dhe shumë vende do të kenë nevojë për mbështetje gjatë rrugës”, shtoi Okamoto. /tesheshi.com/