Qeveria ndodhet në ankth pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka miratuar ende dy këstet e kredisë për Shqipërinë, ashtu sic ishte parashikuar.
Në muajin nëntor u bë e ditur se lëvrimi i parave do të bëhej në muajin janar por janari sot shënon ditën e fundit të tij.
Dy këstet e kredisë së FMN-së kanë vlerë totale 73.8 milionë dollarë, por gjatë janarit, bordi ekzekutiv i FMN-së ka mbajtur shtatë takime për të miratuar dokumente vlerësimi për shtete të ndryshëm, por Shqipëria nuk figuron. Edhe në mbledhjen e 5 shkurtit, vendi ynë nuk është përfshirë në axhendë dhe bordi pritet të fokusohet në shtete si Zelanda e Re, Santa Lucia dhe Fixhi.
/tesheshi.com/