Presidenti amerikan, Donald Trump u zotua të dërgojë ushtrinë për të siguruar kufirin jugor me Meksikën. “Ne do t’i bëjmë gjërat ushtarakisht”, tha ai në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se do të ishte “një hap i madh”.
Më herët, Trump kërcënoi se do të ndërpriste ndihmat për Hondurasin mes raportimeve që një “karvan” me azilkërkues ishte drejtuar për në Shtetet e Bashkuara.
Të dy pararendësit e Trump në detyrë, vendosën yrupat e Rojes Kombëtare për të ndihmuar në garantimin e kontrollit në kufirin amerikan.
Gjatë drekës së punës me liderët e vendeve balltike, Trump tha se marrëveshja e Tregtisë së Lirë në Amerikën e Veriut ishte në rrezik derisa Meksika të ndalte fluksin e emigrantëve. /tesheshi.com/